Është manifestim lëkurorë i njohur për “gunga”(ngritje mbi lëkurë) të kuqe që kruhen ndërsa shfaqet te njerëzit e të gjitha moshave pa dallim race apo gjinie.
Dr. Violeta Lokaj-Berisha, Mr.sci.
Alergologji & Imunologji Klinike
Shkaktarët më të shpeshtë janë reaksionet alergjike, megjithëse ka mjaft shkaktarë jo alergjik. Kështu në shumicën e rasteve të urtikarieve që zgjasin <6 javë- e ashtuquajtura urtikarie akute, shkaktarët janë të natyrës alergjike; ndërsa urtikariet me kohëzgjatje >6 javë – urtikaria kronike, rrallë është rezultat i alergjisë dhe në shumicën e rasteve shakatari mbetet i panjohur, por 30-40% e tyre në të vërtetë mund të kenë sëmundje autoimune.
Infeksionet virale janë një faktorë tjetër i shpeshtë që provokon shfaqjen e urtikaries akute (ekzantema virale), e ndër më të rrallë por të mundshëm numërohen edhe frikcionet (fërkimet), shtypja, temperatura ekstreme (e lartë apo e ultë), stërvitja dhe rrezet e diellit.
Ënjtjet (sipërfaqet e ngritura të rrethuara me skaje të kuqe) nga urtikaria mund të shfaqen kudo në sipërfaqe të lëkurës dhe pavarësisht se cili është shkaktari (alergjik apo jo alergjik), kemi të bëjmë me lirimin kompleks të ndërmjetësuesve inflamatorë të cilët shkaktojnë rrjedhje të lëngut nga enët sipërfaqësore të gjakut, që rezulton me edem (ënjtje) e cila perziston deri sa të thithet lëngu ndërqelizorë në indin rrethues. Ënjtjet mund të jenë të madhësive të ndryshme, si pikëza ose disa cm. në diametër.
Urtikaria shpesh shoqërohet me një gjendje më të rëndë – angioedemën (gjithashtu e shkaktuar nga faktorët alergjik dhe jo alergjik) e cila karakterizohet me rrjedhje të lëngut nga enët më të thella të gjakut në lëkurë dhe nën lëkurë. Ënjtja mund të përfshijë gojën, fytin, organet e traktit tretës, por edhe pjesët tjera të trupit dhe mund të jetë fatale për personin, prandaj kërkohet ndihma emergjente e mjekut.
Urtikaria akute
Shfaqet zakonisht disa minuta pas kontaktit me alergjenin dhe mund të zgjasë disa orë ose disa javë (në këtë kategori zakonisht hyjnë alergjitë ushqimore). Alergjenët më të shpeshtë ushqimorë janë: qumështi, djathi, mielli, drithërat, portokalli, mishi i peshkut, i pulës, vezët, mëlmesa ushqimore, konzervanset, kikiriku, lajthitë si dhe pijet alkoolike – birra dhe vena. Është e pazakonshme për njeriun të ketë më shumë se dy alergji të vërteta ushqimore (për shkak të reaksionit të kryqëzuar).
Urtikaria kronike
I referohet urtikarieve që zgjasin > 6 javë e sipas disa studimeve > 1 vit (50%) deri në 20 vite (20%). Praktikisht nuk ka ndonjë ndryshim në shfaqje ndërmjet formës akute dhe kronike përveç shkaktarit që zakonisht mbetet i panjohur te forma kronike.
Urtikaria e shkaktuar nga barnat
Antibiotikët, antiinflamatorët, vaksinat, serumet, preparatet hormonale, kontraceptivët si dhe drogat – kokaina e heroina, janë shkaktarë të shpeshtë të urtikarieve medikamentoze.
Urtikaria fizike
Përfshinë urtikarien akuagjene (reaksion ndaj ujit); kolinergjike (e shkaktuar nga stresi emocional, nxehja e trupit pas stërvitjes apo dushit të nxehtë); nga të ftohtit (uji, akulli apo ajri i ftohtë); të nxehtit (ushqimet apo objektet e nxehta); dermatografizmi (reaksion mjaft i shpeshtë i shkaktuar nga gërvishtja e lëkurës) si dhe urtikarie e shkaktuar nga rrezet e dielli..
Urtikaria akuagjene
Urtikaria në të ftohtë
Urtikaria kolinergjike
Tretmani dhe menaxhimi
Urtikaria zakonisht diagnostikohet në bazë të historisë dhe ekzaminimit fizik.
Testet lëkurore mund të bëhen për të vërtetuar alergjenët ushqimor apo medikamentoz, ndërsa analizat e gjakut mund të kërkohen te rastet kronike kur dyshohet në sëmundje autoimune, çrregullim të tireoidesë apo mëlçisë.
Mjekimi konsiston në zbulimin e shkaktarit dhe shmangien e ekspozimit. Te format akute përdoren antihistamin-ikët dhe ndonjëherë është e nevojshme të kombinohen me kortikosteroidët oral, ndërsa format kronike kërkojnë terapi kohë gjatë për të minimizuar simptomat. Për fat të mirë, urtikariet përfundimisht tërhiqen me apo pa tretman! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi