Urinoni në dush? Mjekja shpjegon pse duhet të hiqni dorë nga kjo shprehi menjëherë

Debati nëse është apo jo mirë të urinoni në dush, është tradicionalisht i lidhur me problemet e higjienës.
Në një video virale të Tik Tok, mjekja Alicia Jeffrey Thomas, trajtoi temën e ndjeshme në një video të titulluar “pse nuk duhet të urinoni në dush”.
Mjekja shpjegoi se zakoni mund të ndikojë si në përshtatshmërinë e fshikëzës ashtu edhe në dyshemenë e legenit.
Në videon, e cila tashmë ka fituar dhjetëra mijëra pëlqime, doktoresha Jeffrey Thomas shpjegoi: “Nëse urinoni në dush, apo hapni rubinetin dhe pastaj uleni në tualet dhe urinoni, po krijoni një lidhje në tru midis zhurmës së ujit të rrjedhshëm dhe nevojës për të urinuar”.
“Kur e kombinoni atë me mosfunksionim të dyshemesë së legenit, atëherë kjo potencialisht do të çojë në disa problem të rrjedhjes së fshikëzës kur dëgjoni ujë të rrjedhshëm jashtë dushit”, shtoi mjekja Alicia Jeffrey Thomas.
@thepelvicdancefloorReply to @gwas007 why you shouldn’t pee in the shower (probably part 1 of multiple?) #learnontiktok #tiktokpartner
Hulumtimet mbi efektet e ujit të rrjedhshëm sugjerojnë se përjetimi i dëshirës për të urinuar nën zhurmën e ujit është një përgjigje e kushtëzuar dhe refleksive. Arsyeja për këtë besohet të jetë për shkak të ngjashmërisë me zhurmën qe bën kur urinojmë, e cila prodhon një lidhje psikologjike me veprimin.
Një teori e dytë sugjeron që zhurma e ujit të rrjedhshëm bën që truri ynë të komunikojë me sfinkterin – që është unaza e muskujve që kontrollon urinën që kalon përmes uretrës për të bërë atë të hapur. Mos mbajtja e urinës përcaktohet nga NHS si lëshimi i paqëllimshëm i urinës, i cili besohet se prek miliona njerëz. Edhe pse problemi zakonisht shoqërohet me plakjen, lindja e fëmijëve është një tjetër faktor i njohur rreziku.
NHS shpjegon “Shpesh ka vetëm disa sekonda midis nevojës për të urinuar dhe lirimit të urinës. Nevoja juaj për të urinuar mund të shkaktohet nga një ndryshim i papritur i pozicionit, apo edhe nga zhurmat e ujit të rrjedhshëm”.
Për dallim nga gratë, burrat kanë prostatë e cila mbështet fizikëzën, duke e bërë të rregullt urinimin gjatë qëndrimit në këmbë. Mjekja Jeffrey Thomas tha “Për ne që kemi lindur me anatomi femërore, nuk kemi për qëllim të urinojmë në këmbë. Dyshemeja e legenit nuk do të relaksohet siç duhet, që do të thotë se ne nuk do ta zbrazim fshikëzën tonë shumë mirë. Pra, përpiquni të urinoni para se të ndizni ujin e dushit dhe nëse ndjeni nevojë ndërsa jeni nën dush, përpiquni ta injoroni atë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës