Urime për 8 shtatorin nga SHBA dhe BE, “përkrahim fuqishëm rrugën tuaj për anëtarësim në BE”

Urime për Ditën e Pavarësisë erdhën edhe nga përfaqësues të lartë ndërkombëtarë. Komisarja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, shkroi: “E përkrahi fuqishëm rrugën tuaj për t’u bashkuar me Unionin tonë. Ne jemi me ju në çdo hap të këtij rrugëtimi.”
Në urimin e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, thuhet: “Me rastin e Ditës Kombëtare të Maqedonisë, uroj nga zemra popullin dhe institucionet e saj. Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar ndaj së ardhmes së përbashkët dhe rrugës evropiane të Maqedonisë.”
Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Shkup, gjatë 30 viteve të fundit të marrëdhënieve diplomatike është ndërtuar një partneritet i fortë. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, thekson se vlerësohet fuqishëm partneriteti i Maqedonisë në avancimin e sigurisë globale./TV21/

















































