LAJMI I FUNDIT:

Uran Ismaili dorëzon mandatin e deputetit, thotë se dëshiron t’i përkushtohet Prishtinës  

Uran Ismaili dorëzon mandatin e deputetit, thotë se dëshiron t’i përkushtohet Prishtinës  

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Uran Ismaili ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit.

Ai në një konferencë për media tha se do t’i përkushtohet tërësisht Prishtinës, si kandidat për kryetar.

“Vendimin e kam marrë që t’i përkushtohem plotësisht qytetit tonë- Prishtinës – dhe do të jap gjithçka që kam për këtë qëllim”, tha Ismaili.