Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e cila ndodhet në mes të dy komunave të qytetit, asaj jugore edhe veriore, vazhdon të jetë e bllokuar për qarkullim.
Por, të paktën sipas autoriteteve lokale atje, pritjet janë që hapja e urës për qarkullim të ndodhë qysh muajin e ardhshëm.
Autoritetet lokale thonë se ende janë duke u kryer punë, derisa ura të jetë gati për lëvizjen e automjeteve.
Kryetari i Komunës së jugut në Mitrovicë, Agim Bahtiri, tha për Radion Evropa e Lirë se aktualisht nuk ka ndonjë pengesë tjetër për funksionalizimin e kësaj ure, përveç punëve të cilat pritet të përfundojnë së shpejti në pjesën veriore të qytetit.
Ai tha se në fillim të muajit qershor, të dy kryetarët e komunave, bashkë me një përfaqësues të Bashkimit Evropian i cili është financues i projektit, do të bëjnë zyrtarisht hapjen e urës.
“Mendoj se punët janë duke shkuar mbarë e mirë dhe do të përpunojnë në këtë muaj. Në muajin e ardhshëm do të bëhet hapja e urës”, tha Bahtiri.
Ai ka hedhur poshtë pohimet se punimet në urë po vonohen për shkak të ndikimit nga ana e Serbisë dhe dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në Qeverinë e Kosovës, thonë se ekziston një vullnet dhe gatishmëri e madhe që sa më parë ura mbi lumin Ibër të jetë funksionale.
“Për ne si Qeveri e Kosovës ekziston një vendosmëri e mirëfilltë që kjo urë të funksionalizohet sa më shpejt, që lëvizja e lirë e qytetarëve të ndodh dhe presim nga Brukseli si garantues i kësaj marrëveshjeje, që të ushtrojë presion mbi Serbinë që të ndodh funksionalizimi i saj”.
“Mund të ketë edhe punë të tjera teknike të cilat nuk kanë përfunduar, por lëvizja e lirë e njerëzve jo vetëm brenda për brenda një territori të shtetit të pavarur, por lëvizja e lirë e njerëzve në një kontekst global është mëse e rëndësishme, prandaj një pengesë e tillë duhet të mënjanohet sa më shpejtë”, tha për Radion Evropa e Lirë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, mendon se Serbia është ajo e cila po vonon dhe bllokon funksionalizimin e urës në Mitrovicë. Sipas saj, për rifunksionalizimin e urës duhet t’i vihen kushte Serbisë.
“Hapja e urës është e bllokuar nga Serbia, siç është e bllokuar edhe energjia, kadastrat, diplomat dhe shuarja e strukturave paralele në shëndetësi dhe në arsim. Serbia i ka bllokuar këto, ndërkohë që Kosova ka filluar hartimin e statutit të Asociacionit. Tani, Kosova duhet t’i kërkojë Bashkimit Evropian që Serbisë t’i jap një agjendë kohore kur do ta zbatojë marrëveshjen për energjinë dhe marrëveshjet e tjera. Pra, pala e Kosovës, duhet të angazhohet maksimalisht”, tha Tahiri.
Lidhur me ketë çështje, zyra e BE-së në Prishtinë ka njoftuar se punimet janë duke vazhduar dhe të njëjtat do të përfundojnë shpejt.
Në pjesën veriore të Mitrovicës, sipas autoriteteve lokale, po vazhdojnë punimet në kuadër të ndërtimit të zonës së re urbane tek ura mbi lumin Ibër dhe hapësira përreth.
Punimet e reja, pasuan rrënimin e murit në këtë pjesë, i cili ishte ndërtuar ilegalisht nga autoritetet lokale të Mitrovicës veriore.
Ndërtimi i tij pati nxitur reagime të ashpra në Prishtinë.
Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës i patën dhënë një muaj afat komunës veriore të Mitrovicës që ta rrënonte murin, para se të ndërmerreshin hapa ligjor.
Nisur nga situata që ishte krijuar, ky mur ishte rrënuar, në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të Qeverisë së Kosovës dhe kryetarit të Komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq.
Tani, konstruksioni i ri, përbën një ndërtim betoni prej 53 metra të gjatë, kurse lartësia do të jetë nga 40 deri në 70 centimetra.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shaqiri: Është prolonguar ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
SPAK u sekuestron 10 milionë dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të tjera të patundshme
Altin Krasniqi takon banorët e fshatit Krajkova dhe Damaneku: Ne kemi vepra të dëshmuara në të kaluarën dhe program të qartë për të ardhmen
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!