LAJMI I FUNDIT:

Ura e re e Kukësit ende e mbyllur, hapja ishte parashikuar brenda muajit qershor

Ura e re e Kukësit ende e mbyllur, hapja ishte parashikuar brenda muajit qershor

Ura e re e Kukësit vazhdon të jetë e mbyllur edhe përse në pamje të parë ajo duket e përfunduar.

E parashikuar për t’u hapur brenda muajit qershor në mënyrë që të lehtësonte lëvizjen e automjeteve gjatë periudhës së sezonit veror, ura mbetet e mbyllur pa asnjë shpjegim zyrtar nga ana e autoriteteve.

Pas një mbulimi të madh mediatik në fillim të sezonit të verës për rëndësinë e urës dhe për veçantinë e saj, duket se diçka po pengon hapjen e urës ndërkohë që lajmet dhe postimet e autoriteve kanë ndaluar prej një muaji e gjysmë duke mos dhënë informacion për çështjen.


Përgjigja e vetme e autoriteteve është se ura do të hapet së shpejti.

Me një hark me çelik “Corten”, ura ka një gjatësi totale prej 310 metrash, lartësi prej 56 metrash dhe peshë rreth 5 mijë ton.

Rreth dy muaj më parë gjatë një inspektimi të kryer, kryeministri Edi Rama e cilësoi urën si një vepër të rëndësishme arkitekturore.

Ura e re e Kukësit ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.

Ajo po zëvendëson urën e vjetër ekzistuese dhe është një investimi prej 30 milionë dollarësh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori