Ura e Ibrit, pamje nga testimet për stabilitetin e infrastrukturës

Ndonëse një vit më parë ishin kryer testime për stabilitetin e infrastrukturës së Urës mbi lumin Ibër, sot po ashtu janë parë punëtorë në terren të cilët po kryejnë inspektime të reja në këtë urë.
Burime të Telegrafit bëjnë me dije se inspektimet po kryhen nga ekspertë të kontraktuar nga Bashkimi Evropian (BE), i cili është financuesi kryesor i ndërtimit dhe revitalizimit të kësaj ure.
Sipas të njëjtave burime, qëllimi i këtyre punimeve është pikërisht inspektimi teknik dhe mirëmbajtja e urës në kuadër të projekteve të mbështetura nga BE-ja.
Telegrafi ka dërguar pyetje për të marrë një përgjigje zyrtare nga zyra e BE-së në Kosovë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































