Unioni i nxënësve të shkollave të mesme nuk do të heq dorë nga bojkoti i mësimit pavarësisht kërcënimeve dhe pengesave nga Ministria e Arsimit. Nga UNSHM-ja përsëriten se do marrin pjesë në provimin shtetëror, por, me kusht që të jenë vetëm dy lëndë. Lënda e parë të jetë gjuhë amtare, lënda e dytë të jetë zgjedhore dhe një projekt.
“Raporti profesor-nxënës është shndërruar në kërcënues-viktimë, e raporti profesor-drejtor është shndërruar në viktimë-kërcënues. Nxënësit po kërcënohen vetëm se kanë kërkesa legjitime, profesorët po kërcënohen të kërcënojnë vetëm që nxënësit të mos bojkotojnë. Ne do të vazhdojmë me aktin më demokratik e njerëzor pra bojkotin, bojkoti do të vazhdojë edhe nëse kërcënimet nuk ndalen, bojkoti ndalet kur kërkesat pranohen”, tha Blendi Hodai, kryetar i UNSHM-së.
Drejtori i gjimnazit të Gostivarit, Mirsad Iseni tha se Ministria e Arsimit tashmë ka njoftuar shkollat e mesme se nxënësit që do të bojkotojnë mësimin nuk do të kenë të drejtë të hyjnë në maturën shtetërore.
“Na u dhanë udhëzime që ne ti njoftojmë prindërit, kujdestarët e klasave të mbajnë mbledhje prindërore ku do u thuhet se nxënësit të cilët nuk do të ndjekin mësimin apo do të bojkotojnë nuk do të kenë të drejtë hyrje në maturën shtetërore por do të marrin vetëm diploma të maturës shkollore. Nuk kam bërë asnjë lloj thirrje që tu them kthehuni. E drejta e tyre është të kërkojnë të drejtën por edhe drejta duhet të jetë e bazuar në kërkesa reale dhe normale”, pohoi Mirsad Iseni, drejtor I gjimnazit të Gostivarit.
Edhe ministrja e Arsimit, Milla Carovska nuk lëshon pe kur bëhet fjalë për maturën shtetërore. Ajo ka apeluar maturantët të kthehen në mësim pasi sipas Carovskës, bojkoti është i pajustifikuar dhe çdo orë e humbur sipas Ligjit duhet të kompensohet./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Kuçi: BIA serbe mund të minojë procesin zgjedhor
Ish-bashkëshorti e futi me dhunë në veturë, e kanosi dhe ofendoi – u dyshuari në Pejë dërgohet në mbajtje
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti