Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka biseduar me shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në Mitrovicë, Danilo Rosales Diaz, me bashkëpunëtorë, për situatën e përgjithshme në komunë, me theks të posaçëm për situatën e sigurisë.
Shefi i Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në Mitrovicë, Danilo Rosales Diaz, i tha fillimisht kryetarit Bahtiri se bashkëpunimi i ndërsjelltë ndërmjet dy institucioneve është i kënaqshëm dhe për të mirën e qytetarëve, andaj vazhdimi i tij është i nevojshëm, njofton zyra për media e Komunës së Mitrovicës.
Ai shtoj se dyert e UNMIK-ut janë të hapura gjithmonë për bashkëpunim dhe se do të mbështet të gjitha aktivitetet e komunës dhe të kryetarit Bahtiri që kanë për qëllim stabilizimin e plotë të gjendjes së sigurisë dhe përmirësimin e raporteve ndëretnike.
“Misioni ynë është që të punojmë dhe kontribuojmë për parandalimin e incidenteve eventuale dhe që të mbështesim dialogun që po zhvillohet në Bruksel lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Mitrovicën. Mesazhi ynë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës, ka qenë, është dhe do të jetë që të gjitha problemet eventuale që mund të paraqiten, duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe në mënyrë paqësore, prandaj në këtë drejtim do t’i koordinojmë edhe aktivitetet tona, të komunës që ju e drejtoni dhe të asaj veriore që drejtohet nga kryetari Rakiq. Është e rëndësishme që komuna e Mitrovicës së Jugut, së bashku me UNMIK-un dhe komunën e Mitrovicës së Veriut të punojnë bashkërisht për një situatë sa më të qetë në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në këtë rajon.”, tha Diaz.
Në anën tjetër Agim Bahtiri, pasi falënderoi shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në Mitrovicë, Diaz, për bashkëpunim, interesimin e tij dhe mbështetjen e proceseve për stabilizimin e plot të situatës së përgjithshme në komunë, për paqe e siguri, tha se është i gatshëm që për këto qëllime të bashkëpunoj edhe në të ardhmen.
Ai në vazhdim i tha mysafirit se situata e sigurisë në Mitrovicë vazhdon të jetë stabile dhe duke u përmirësuar akoma, edhe përkundër problemit të shkaktuar nga serbët me ndërtimin e murit joligjor.
“Ndonëse kisha disa punë zyrtare edhe disa ditë në Evropë, u ktheva përpara me qëllim që menaxhoj situatën e sigurisë dhe që të mos lejoj devalvimin e rezultateve të arritura, kërcënimin e paqes, prishjen e rendit dhe të qetësisë, nga individ e grupe që nuk ja duan të mirën qytetit dhe qytetarëve. Të gjithë duhet të angazhohemi në këtë drejtim dhe besoj se edhe kryetari i komunë në veri, Goran Rakiq, është i interesuar dhe po punon për këtë qëllim, edhe pse mund të ketë pengesa dhe presione të ndryshme. Të gjithë duhet të kuptojmë se koha e konflikteve ka mabaruar, se tani është koha e paqes dhe e zhvillimit ekonomik për të mirën e qytetarëve”, tha kryetari Bahtiri.
Shefi i Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në Mitrovicë, Danilo Rosales Diaz, në këtë takim i dhuroi kryetarit Agim Bahtiri një automjet për nevoja të komunës, në shenjë respekti e falënderimi për bashkëpunimin e mirë dhe të sinqertë në të mirë të qytetarëve.
Kryetari Bahtiri, pasi pranoi çelësat e automjetit, falënderoi shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në Mitrovicë, Danilo Rosales Diaz, duke shtuar se ai gjithsesi është i mirëseardhur pasi që komuna ka nevojë akoma për automjete.
“Ju falënderoj shumë për automjetin e dhuruar. Ju garantoj se ai do të shfrytëzohet vetëm për punë dhe misione që janë për të mirën e qytetarëve të komunës”, tha kryetari Bahtiri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos