Anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, përkatësisht, Nait Hasani, kryetar i Komisionit, Sali Morina, nënkryetar, si dhe Shpëtim Bulliqi e Ismail Kurteshi, anëtarë të Komisionit, pritën sot rektorin e Universitetit të Zagrebit, Damir Boras.
Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore, është biseduar për bashkëpunimin e deritashëm, si dhe mundësitë e një bashkëpunimi edhe në të ngushtë në të ardhmen.
Kryetari i Komisionit Hasani, fillimisht e falënderoi rektorin e Universitetit të Zagrebit Boras, për ndihmën e deritashme, ndërkaq, vuri në pah nevojën e një bashkëpunimi edhe më të ngushtë në të ardhmen.
Hasani, po ashtu vuri në spikamë bashkëpunimin e mëhershëm ndërmjet universiteteve përkatëse, me theks të veçantë atë të paraluftës. Lidhur me këtë, ai solli në kujtesë shumë nga studentët shqiptarë të këtij Universiteti, të cilët pas mbarimit të studimeve atje, i janë bashkangjitur luftës çlirimtare, duke mos kursyer as jetën.
“Për këtë dhe gatishmërinë e shprehur që të na ndihmoni edhe në të ardhmen, përjetësisht iu jemi mirënjohës”, tha kryetari i Komisionit, Hasani.
Për ndihmën e ofruar nga Universiteti i Zagrebit, Universitetit të Prishtinës, Boras është falënderuar edhe nga anëtarët e tjerë të komisionit. Ata vlerësuan se bashkëpunimi është nevojë imediate, në mënyrë që studentët e universiteteve përkatëse të ndajnë vlerat dhe të këmbejnë dijen e tyre, për t’iu bashkëngjitur familjes evropiane.
Rektori i Universitetit të Zagrebit, Damir Boras, ndërkaq, pasi falënderoi anëtarët e komisionit për pritjen e ngrohtë që i ofruan, i siguroi ata se bashkëpunimi ndërmjet dy universiteteve, si dhe bashkëpunimi në të gjitha fushat e arsimit, në të ardhmen, do të realizohet me një intensitet edhe më të madh.
“Jemi të hapur që studentët kosovarë të vijnë dhe të studiojnë në Universitetin e Zagrebit, në mënyrë që të kem mundësi të ndajmë vlerat që kemi në zemër- vlerat evropiane”, tha rektori i Universitetit të Zagrebit, Damir Boras. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!