LAJMI I FUNDIT:

Universiteti ”Nënë Tereza” nuk ekziston as në letra

Universiteti ”Nënë Tereza” nuk ekziston as në letra

Universitetet publike këtë javë hapin konkurset për regjistrimin e studentëve të viteve të para por në listën e tyre vazhdon të mungojë Universiteti “Nënë Tereza”, njofton Alsat M.

Për këtë universitet fillimisht u paralajmëruan gjithsej 1220 kuota të cilat tashmë vetëm disa javë para fillimit të vitit akademik, akoma nuk janë zyrtarizuar.

Gjatë shpalljes së kuotave për universitetet tjera publike, në muajin qershor, ministri arsimit dhe shkencës Pishtar Lutfiu, miratimi i tyre do të bëhet në seancën e ardhshme të qeverisë.


“Duke pasur parasysh faktin që ky është një universiteti iri, Komisionet amë i kanë shqyrtuar kuotat, i kanë përpunuar dhe kanë rënë në një konstatim dhe në seancën e radhës të Qeverisë do të kalojnë edhe kuotat e universitetit “Nënë Tereza” është formuar edhe një grup punues për të marrë përsipër të gjithë lokacionin dhe besoj që së shpejti do të rregullohen zyrat dhe studentët do të mund të drejtohen aty për regjistrimin në vitin e parë”, tha Pishtar Lutfu, ministër i arsimit.

Tani që kanë kaluar disa javë, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thanë që për vendimet rreth kuotave të universitetit të ri do të prononcohen ditët në vazhdim. Që nga publikimi i vendimit për Universitetin “Nënë Tereza”, ka pasur vonesa në formimin e komisioneve amë, në Þllimin e punimeve për ndërtimin e objektit të ri si dhe në gjetjen e një lokacioni për zhvillimin e përkohshëm të procesit mësimor.

Ndërkohë, objekti iri, nuk do të jetë gati për të paktën dy vitet e ardhshme. Javë më parë, Qeveria vendosi që t’irikthejë Universitetit të Tetovës fakultetet dhe degët studimore për të cilat fillimisht u vendos që të funksionojnë vetëm në Universitetin “Nënë Tereza”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori