Universiteti i Mitrovicës, “Isa Boletini” është një ndër universitetet më të veçanta në Kosovë. Ky universitet nuk ofron shumë programe të studimit, mirëpo, ato të cilat i posedon janë specifike për komunën, por edhe për Kosovën në përgjithësi.
Rektori i parë i këtij universiteti, Alush Musaj, në një intervistë për KosovaPress ka thënë se ky universitet ka filluar me dy fakultete, derisa tani i numëron 6 njësi akademike me mbi 20 programe të studimit.
“Ne si Universitet i Mitrovicës kemi filluar me dy fakultete, ishin dy fakultete në kuadër të Universitetit të Prishtinës, tani i kemi gjashtë fakultete, 23 programe të studimit të akredituara. Është një universitet më shumë me programe të fushës teknike, ka këto programet e reja, tani që janë pesë programe të reja, por megjithatë ne kemi më shumë disa programe që janë të veçanta në Kosovë, nuk ka në universitete tjera publike, kjo na bënë më specifik. Pastaj, edhe numri i studentëve është rrit 100 për qind sepse megjithatë universiteti e ka josh rininë që të studiojnë edhe në regjionin e Mitrovicës. Ne kemi studentë nga gjithë qytetet e Kosovës, nga gjithë vendbanimet. Kemi edhe nga Maqedonia, nga Presheva, nga Shqipëria. Këto drejtime që e bëjnë specifik Universitetin e Mitrovicës”, ka thënë Musaj.
Sipas tij, pas UP-së, Universiteti “Isa Boletini” ka staf akademik të rregullt më shumë se në universitetet tjera publike, duke numëruar 88 profesorë dhe doktorë shkence të rregullt, kurse, pjesa tjetër janë të angazhuar sipas Statutit.
Megjithatë, Musaj ka thënë se nuk ishte i lehtë rrugëtimi i këtij institucioni nga themelimi deri më tani.
Musaj po ashtu ka theksuar se ky universitet tash e një vit ka dalë nga procesi i rregullt zgjedhor, i cili ka kaluar pa asnjë problem.
Ndërkohë, rektori Musaj e ka sqaruar pse ky universitet është specifik dhe i veçantë për dallim prej institucioneve tjera të arsimit të lartë në vendin tonë.
“Ne e kemi Fakultetin e Gjeoshkencave, që është e fushës së xehetarisë metalurgjisë, Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore që është inxhinieri e mjedisit, inxhinieri ushqimore, inxhinieri kimike, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike që i ka shkencat kompjuterike dhe materiale, e ka inxhinierinë ekonomike, ka drejtime specifike, këto tri fakultete teknike kanë drejtime të veçanta që nuk kanë universitetet tjera publike dhe as private në Kosovë. Kemi pastaj edhe Fakultetin Juridik me një program, Fakultetin Ekonomik me dy programe dhe Fakultetin e Edukimit me dy programe”, ka deklaruar rektori Musaj duke shtuar se për programet teknike, Universiteti i Mitrovicës ka marrëveshje që janë nënshkruar me më shumë se 30 operatorë të biznesit në Kosovë, si ndërmarrje prodhuese dhe përpunuese, ndërmarrje shërbyes etj, në mënyrë që studentët të shkojnë atje të përgatisin edhe seminare apo tema praktike.
Ai ka thënë se shumë shpejt do të nënshkruhet edhe një marrëveshje me ndërmarrjen “Trepça”, që studentët e Universitetit “Isa Boletini” të bëjnë punë praktike deri në periudhë tremujore për përgatitjen e temave për çka edhe do të paguhen me një përqindje të caktuar.
Po ashtu, rektori Musaj ka theksuar se universiteti që ai e drejton është në përgatitje edhe të një programi vetëm në gjuhën angleze me një universitet holandez, i cili sipas tij, është i pari jo vetëm në Kosovë por edhe rajon.
“Shembull jemi në fazën e përgatitjes së një programi vetëm në anglisht që rrallë ka një universitet publik, jo në Kosovë, nuk ka asnjë por edhe në universitetet e rajonit, me një universitet holandez për menaxhimin e mbetjeve industriale por edhe të amvisërisë për trajtimin e ujërave të shkarkuara që ësh të një drejtim shumë i nevojshëm. Kosova vuan nga kjo problematikë që e ka, Mitrovica e ka këtë specifikë, ndaj edhe kjo përvojë e gjatë akademike e Mitrovicës na ka ndihmuar që të merremi me këtë problematikë dhe mendoj që jemi, qe dy vite ky projekt veç po ecë, jemi në finalizim të programit të studimit”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, Universiteti i sapothemeluar qëndron mirë edhe me laboratorë.
Ai shtoi se Universiteti i Mitrovicës posedon laboratorë që kapin kosto shumë të lartë të të hollave, të cilët edhe mund të shërbejnë për analiza të ndryshme industriale që në të shumtën e rasteve kryhen jashtë Kosovës.
Musaj ka theksuar se e ka shpreh gatishmërinë që laboratorët që i posedon Universiteti i Mitrovicës të mund të shfrytëzohen nga studentët e të gjitha universiteteve publike në Kosovë, derisa nëpër këto universitete të blihen laboratorë të fushave tjera, duke mos i dyfishuar laboratorët e së njëjtës fushë në disa institucione.
Rektori Musaj ka thënë se që nga themelimi i Universitetit të Mitrovicës, është rritur numri i studentëve dhe interesimi i tyre për të gjitha programet e studimit duke i përfshirë edhe ato të mëhershmet.
“Kemi interesim shumë më të mirë krahasuar me vitet shumë më përpara sepse ndoshta ardhja e më shumë studentëve të rinjtë i bënë edhe kureshtarë, kurse, te drejtimet e reja konkurrenca është shumë e madhe. Ne i kemi pas 9 kandidatë për një indeks, shembull tek Fakulteti i Edukimit, por ne nuk po vazhdojmë me praktikën që të pranojmë sa interesohen, nga 960 kandidatë janë pranuar 150, nuk kemi pasur dëshirë të rrisim numrin dhe pastaj të rinjtë janë të drejtuar në këto drejtime por këto drejtime jo gjithmonë ofrojnë vende të punës. Ka shumë të interesuar në drejtimet sociale por ne e kemi numrin më të kufizuar krahasuar me disa universitete tjera publike, besoj që është e arsyeshme sepse nuk është vetëm të regjistrohen, në edukim 6 00 studentë ose 900 që janë paraqit brenda vitit dhe ata çka do të bëhen, do të bëhen një diplomë të edukimit dhe pastaj nuk ka një fushë specifike, kurse në shkencat teknike, ai del dhe profesionist i mirë por del edhe një punëtor i arsimit i mirë dhe ka mundësi tjera të punësimit”, ka thënë ai.
Qeveria e Kosovës tashmë veç e ka filluar edhe projektin për ndërtimin e një kampusi për Universitetin e Mitrovicës, pasi tashmë ky institucion i shfrytëzon kryesisht objektet e ndërmarrjes Trepça.
Universiteti i Mitrovicës aktualisht kan 3,200 studentë me 88 profesorë të rregullt dhe 107 të angazhuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hristovski: Nuk kam marrë pjesë në procesin e rishikimit të certifikatës së NATO-s
PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe
Bedri Hamza promovon potencialet e energjisë së rinovueshme, premton agjenci one-stop-shop për dhëniet e lejeve për investitorët
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Keith Self në krye të Nënkomitetit për Evropën, Kurti shpreh mirënjohje
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?