LAJMI I FUNDIT:

Unitedi nuk e lejon largimin e Darmianit

Unitedi nuk e lejon largimin e Darmianit
Darmian kërkohet nga skuadrat italiane

Juventusi dhe Interi po ndjekin italianin Matteo Darmian, por Manchester Unitedi nuk dëshiron ta lërë të largohet.

Interesimi nga skuadrat e Serie A për ish-mbrojtësin e Torinos nuk është më sekret dhe italiani do të shijonte kohën më të rregullt të lojës.

Megjithatë, sipas raporteve angleze, Jose Mourinho është i etur të mbajë Darmianin edhe për sezonin e ardhshëm.


Klubi nga Old Trafford thuhet se më parë kishte kërkuar një çmim prej mbi 20 milionë euro për 27-vjeçarin, por tani kjo nuk qëndron.

Shkathtësia e tij është e rëndësishme, pasi Darmiani mund të luajë në të djathtë, të majtë ose në qendër. /Telegrafi/