LAJMI I FUNDIT:

United ofertë për transferimin e James në ‘Old Traford’

United ofertë për transferimin e James në ‘Old Traford’

Manchester Unitedi raportohet se është duke përgatitur një ofertë për James Rodriguezin e Real Madridit.

Përfaqësuesi kolumbian u bashkua me “Los Blancos” nga Monaco pas paraqitjes së shkëlqyer në Kupën e Botës në vitin 2014.

Sulmuesi këtë sezon ka realizuar gjashtë gola dhe është kritikuar për sjelljet e tij jashtë fushës.


Sipas “Transfermarketweb”, United është i bindur në transferimin e 24-vjeçarit dhe gjatë kësaj vere pritet të bëjë ofertë zyrtare për të.