Pas humbjes së Kosovës nga Islanda në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ka reaguar edhe Unikkatili.

Reperi Viktor Palokaj i ka dërguar një mesazh kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.


Ai ka kërkuar nga kreu i FFK-së që të angazhojë një trajner të rangut të lartë.

“O Fadil Vokrri, merre një trajner të kalibrit botëror për ekipin e Kosovës...”, shkruan në postimin e Unikkatilit në Facebook.

Ndryshe, Kosova pësoi humbjen e katërt pas pesë ndeshjeve në kuadër të Grupit I. /Telegrafi/