LAJMI I FUNDIT:

UNESCO kërkon mbylljen e deponisë “Bukovo” në Ohër

UNESCO kërkon mbylljen e deponisë “Bukovo” në Ohër

Përderisa rajoni rreth Liqenit të Ohrit pret ndërtimin e deponisë rajonale, sipas pohimeve të aktivistëve ekologjik, deponia “Bukovo” ku Ohri i dërgon mbeturinat ekzistuese, do të duhet të mbyllet. Paralajmërimet janë se kjo do të ndodhë brenda dy vitesh. Ndërkohë, ende taktizohet me zgjidhje për deponinë ekzistuese të Strugës, përkundër faktit që vjen sezoni turistik dhe rreziku nga djegia e sërishme të saj.

Nga ndërmarrje publike komunale në Ohër shprehen se në rast të tillë ata nuk do të kishin ku të dërgojnë mbeturinat ekzistuese.

“Duhet medoemos në një të ardhme të afërt të mendohet për një zgjidhje rajonale meqë në këtë moment ende dërgohen mbeturina në kufijtë e deponisë, por hapësira ka filluar të ngushtohet”, u shpreh për Alsat, Lupço Gërdanoski, drejtor i NP Komunale Ohër.


Gërdanovski shprehet se nuk mund të lejojnë që mbeturinat e Strugës të sillen në Bukovë, diçka që si zgjidhje për deponinë në Strugë bisedohej deri para disa muajve. Kryetari i Strugës, Ramiz Merko pret që së shpejti të fillojë realizimi i i procesit të ndërtimit të deponisë rajonale.

Ndryshe, fillimisht ishte parashikuar që deponia rajonale në këtë pjesë të shtetit të ndërtohet në Komunën e Debërcës, por popullata lokale një gjë të tillë e hodhi poshtë në referendum.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori