Nga: Marco Galice
Përktheu: Ilir Cuci
(Letra e një mësuesi italian, për drejtuesit e programeve më të njohura televizive në Itali që janë formate të ngjashme me “Big Brother”, “Love story” e “Përputhen” në Shqipëri).
Barbara D’Urso, Maria De Filippi, Alfonso Signorini, Alessia Marcuzzi dhe gjithë ushtrinë e këtij ferri.
unë ju akuzoj se jeni ndër fajtorët kryesorë të dekadencës kulturore të vendit tonë, barbarizmit të tij shoqëror, korrupsionit dhe gërryerjes morale, destabilizimit mendor të brezave të rinj, varfërimit etik, shtrembërimit arsimor të fëmijëve tanë.
Ju, me televizionet tuaja groteske e vulgare, me programet tuaja plehra, spektaklet tuaja artificiale, false, mashtruese dhe pseudo, keni kontribuar (në vetën e parë dhe pa skrupuj) në dekadentizmin e mijëvjeçarit të tretë.
Ju jeni bashkëpunëtorë dhe promovues të vetëdijshëm të këtij procesi pervers mediatik që ka rrënjosur bindjen e një vetërealizimi bazuar ekskluzivisht në pamjen e jashtme, në kërkim të famës, suksesit dhe bukurisë, në kërkimin e vazhdueshëm të klikimeve, për ndërtimin e asaj që të tjerët duan dhe jo atë që ne jemi.
Ju keni kultivuar vrazhdësinë, injorancën, varfërinë morale dhe kulturore si modele të marrëdhënieve shoqërore.
U keni dhënë famë personazheve injorantë dhe pa edukatë që nuk kanë vlera, nuk kanë kulturë e as moral.
Ju keni frikë nga të diplomuarit shkëlqyeshëm, nga ata që studiojnë dhe investojnë në kulturë. Ju jeni investuar në përshkallëzimin e arratisë nga vendi të të irrituarve prej programeve tuaja me aktorë rruge.
Unë flas si mësues që shoh nxënësit të imitojnë në mënyrë të egër arrogancën, gënjeshtrën, pamjen e jashtme, provokimin, vrazhdësinë që përhapin personazhet e televizioneve tuaja.
Realiteti i trishtuar që ju përhapni ngjall te nxënësit e mi, te ata që nuk përshtaten me atë që ju na prezantoni, mungesë besimi për të ardhmen, frikë, hutim, izolim. Dhe, si shpërblim marrin margjinalizim dhe tallje.
Unë si mësues shoh qindra nxënës të sillen si replikantë të personazheve të turpshëm që mbushin programet tuaja, për t’u përpjekur të jenë si ata.
Unë ju akuzoj, sepse ju jeni personalisht përgjegjës për të gjitha këto.
Shpresoj në shkatërrimin tuaj profesional dhe zhdukjen tuaj mediatike, sepse vetëm këto mund të jenë ndëshkimet e duhura për dëmet e pariparueshme që i keni shkaktuar këtij vendi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLufta e Kosovës: Luftë parimesh dhe personalitetesh
Koreja e Veriut u shndërrua në një ferr në tokë - falë vetëm një njeriu
PLEQTË
Kur Bushi i tha Milosheviqit të mos gabojë me prek Kosovën: Si u përgatit “Kërcënimi i Kërshëndellave”?
Polemika e vitit 1941 e Dom Nikoll Mazrekut: Kundër penës helmuese të priftit italian Fulvio Cordignano
LETËR NGA BOTA TJETËR
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re