Jam i bindur se ushqimi i mirë dhe vera e mirë kanë veti pothuajse magjike që promovojnë shëndetin
Rexhep Kryeziu
Ekspert i vreshtarisë dhe verarisë, Zvicër
Një takim me miqtë ku shijojmë një vakt të suksesshëm dhe një verë të shijshme më ndihmon të reduktoj stresin dhe të rrisë mirëqenien time. Sigurisht që këtë e mbaj mend që në rini në vendlindjen time në Anadrininë Dardane. Si i ri isha më i lumtur kur kishte një festë familjare, një vjelje rrushi dhe pjekje rakie, një përvjetor apo thjesht një mbledhje familjare, kur pihej verë e raki rreth sofrës plot me mensë dhe ushqime.
Gjatë kohës së rinis sime, në disa familje ishte i ndaluar alkooli në Kosovë, çështje besimesh, por familja ime në fshatin tim të lindjes – Dejnë, bënim raki dhe verën për nevoja familjare. Dejni, fshati im i lindjes, është fshat i Anadrinit në komunën e Rahovecit, breg Drinit të bardhë- i njohur si regjion bujqësor e ne veçanti vreshtar. Babai im dhe vëllai i tij kishin mbjellë një vresht me kultivar rrushi vendor – rrush i zi Rahoveci, Bagrinë e Kuqe dhe Schaslla e bardhë – në Leskoc – bregu me vreshtat e fshatit Dejnë. Si i ri kam qenë shumë i dashuruar pas kësaj kulture bujqësore me vlera ekonomike, ushqimore dhe sociale. Për këtë arsye jam fokusuar në praktikimin e këtij profesioni, pasi e kam ndihmuar shumë babanë tim, por gjithashtu edhe në shkollën e mesme dhe studime në agronomi, jam fokusuar të studioi këtë lëmi bujqësore.
Përfitova shumë nga ardhja ime në Zvicër veçanërisht në Verëtari. Sigurisht, që kur erdha në Zvicër, ky vend me vlera të larta të kulturës verëtare, mu dha rasti të ushtrojë profesionin e enologjisë në praktikë dhe të shijoj shumë nga verërat e shkëlqyera nga e gjithë bota vreshtare.
Unë jam gjithnjë në procesin e zbulimit të preferencave të mia … zbulimit të shijeve të mia … duke i parë ato të ndryshojnë … si verërat që nuk më pëlqenin veçanërisht ato të dy viteve më parë, ose ndonjëherë një verë vetëm një orë më parë, që madje të konsideruara të tharta ose të perceptuara si të papishme, tani pikërisht këto më ofrojnë kënaqësinë e fundit te perceptueshme në pije. Pra shija tek njerëzit ndryshon nga dita në ditë dhe nga viti në e vite.
Tani kur flasim për verërat, njerëzit janë shumë të rezervuar në vlerësimin e tyre. Por unë gjithmonë i inkurajoj lexuesit e shkrimeve të mia që e dashurojnë këtë pije të shenjt dhe të moderuar: “Vetëm thuani atë që mendoni që keni shijuar.” Ndoshta i shijoni verërat, zbuloni se cilat verëra ju pëlqejnë më shumë dhe mësoni se cilët faktorë ndikojnë në shijen tuaj. Ka kaq shumë gjëra për të shijuar në verë: ngjyra, aroma dhe shija e saj. E gjithë kjo na tregon diçka për historinë e saj, tokën në të cilën rritet, klimën dhe filozofinë e prodhuesve. Edhe vetë si prodhues dhe shijues i verës, e kam shumë të qartë se si vendimet e mia – kujdesi për vreshtin, mbjellja e hardhive, sigurisht, por edhe maturimi dhe ruajtja – ndikojnë në atë që në fund na del përpara në gotë.
Kur bëhet fjalë për përzgjedhjen dhe gjykimin e verërave, padyshim që udhëhiqem më shumë nga ndjenjat e mia sesa nga arsyeja ime. Unë jam gjithmonë mirë me verën dhe pijen në moderim të saj. Ju që lexoni ketë artikull timin me pak biografi timen dhe shkrimeve të mia për verën, gjithashtu mund të mësoni t’u besoni ndjenjave tuaja. Përvojat me miqtë për dhe mbi ushqimin dhe verën e mirë, e që do t’ju japin shumë orë të këndshme dhe të pasura shijuese.
Këshilla ime: Pini një shishe më pak, por me cilësi më të mirë. Ju mund ta gjeni këtë nga një prodhues i verës që keni besim ose nga një specialist që do t’ju japë këshilla të hollësishme. Dhe pastaj shija juaj vendos. Mos kini turp – nëse ju pëlqen vera e thjeshtë dhe e shijshme e kategorisë ‘verë tavoline’ më mirë se një verë e veçantë dhe e njohur, atëherë blini atë.
Si një entuziast i verës, është e rëndësishme për mua t’ju tregoja diçka rreth temës së “verës” në këtë artikull që mund t’ju ndihmojë të merrni vendime në të ardhmen.
Kënaqësia është subjektive; humori, kujtimet dhe emocionet hyjnë në lojë. Në mënyrë që të pini dhe shijoni verën, nuk keni nevojë të kuptoni asgjë rreth saj. Por sa më shumë të dini për të, aq më shumë hapet para jush kjo botë emocionuese. Shkrimet e mia për verën me shumë fakte e këshilla rreth verës, besoj unë, janë një çelës për këtë kulturë, më tepër ushqimore se sa alkoolike. Shpresoj të kënaqeni duke shijuar verën! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

Mjekët në Londër kuruan verbërinë e lindur tek fëmijët, metoda revolucionare që “po ndryshon lojën”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës