Në një ceremoni rasti të mbajtur sot, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes Projektit për Siguri në Kosovë (KSSP) i dorëzoi pajisje teknike shtesë Policisë së Kosovës (PK).
Bazuar në një vlerësim të përbashkët me Policinë e Kosovës, gjashtë laptopë, dy tableta dhe pajisje mbështetëse iu dorëzuan Policisë së Kosovës përkatësisht në pronësi të Pikës Referuese për Armë të Zjarrit (FFP).
Këto pajisje do të rrisin më tej kapacitetet e FFP-së, veçanërisht Njësisë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Zbatimin e Ligjit (ILECU), sektor ky që lufton trafikimin e paligjshëm të armëve.
Pika Referuese për Armë të Zjarrit (FFP) është e para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor dhe tani po përdoret si praktikë më e mirë për juridiksionet fqinje në vendosjen e pikave të tyre referuese, duke e bërë Kosovën një eksportues të sigurisë. Përveç kësaj, sipas Planit të Veprimit të Evropës Juglindore, Pika Referuese e Armëve të Zjarrit është një domosdoshmëri në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve
“Z. Riza Shillova, Drejtor i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës dhe përfaqësuesit e UNDP-së, Znj. Marta K. Gazideda, Manaxhere e Portofolit për Qeverisje dhe Ndërtim të Paqes dhe Zëvendës Koordinatore e Programit dhe Z. Alain Lapon, Menaxher i Projektit të KSSP-së deklaruan që ky partneritet do të mbështet mëtej zhvillimin e politikave dhe teknikave të gjurmimit, duke përforcuar nivelin e hetimit të krimeve me armë në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media të UNDP-së.
Këto pajisje teknike i ka mundësuar kontributi financiar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për Mbështetjen e Bashkëpunimit për Sistemimin e Armëve (UNSCAR). /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë