LAJMI I FUNDIT:

Ulpiana dhe Malisheva përballen mes vete në Suharekë, formacionet zyrtare

Ulpiana dhe Malisheva përballen mes vete në Suharekë, formacionet zyrtare

Ulpiana dhe Malisheva janë dy skuadrat që janë inkuadruar këtë edicion në Superligën e Kosovës.

Përderisa për lipjanasit është rikthim në elitë, Malisheva ndodhet për herë të parë në mesin e skuadrave më të mira në Kosovë.

Të dyja skuadrat e nisën me barazime sezonin e ri, ku Ulpiana mori një pikë në udhëtim te Llapi 1-1, derisa Malisheva ndali kampionin në fuqi Prishtinën me barazim 1-1.


Dy ekipet do të përballen në Suharekë, ku tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare nga Edlir Tetova dhe Arsim Thaqi.

Formacionet zyrtare, Ulpiana – Malisheva:

Ulpiana: Armend Blakçori, Egzon Qerimi, Ardian Musliu, Cesar Santos, Argjent Musatafa, Eglentin Gjoni, Fabrice Boudege, Denis Haliti, Ermir Rezi, Gonçalves Juior, Silvester Shkala. Kryetrajner: Edlir Tetova

Malisheva: Flamur Gashi, Dreni Kryeziu, Gentiru Ulluri, Gentrit Dllumani, Trivoll Stulliçaku, Agron Bruqi, Muhamet Hyseni, Arber Pira, Hasan Hysen, Agon Xhaka, Mergim Pefqeli. /Telegrafi/