Ulje e rasteve me COVID-19, Spitali i Gjilanit rikthen në punë katër reparte

Ulja e vazhdueshme e numrit të rasteve të hospitalizuara me COVID-19, në Spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, ka bërë që menaxhmenti i këtij spitali të rikthej në punë disa reparte.
Në njoftim bëhet e ditur se normalitetit i janë kthyer Reparti i Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe njëri pavion i Repartit të Internos.
Paraprakisht është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha hapësirave të këtyre reparteve, tashmë janë vendosur pacientët sipas patologjive përkatëse. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































