Gjatë ditës së djeshme në Maqedoninë e Veriut kishte 120 raste me coronavirus nga 1.367 testime. Poashtu 5 persona humbën jetën, prej të cilëve dy ishin nga Shkupi dhe Tetova dhe një nga Kumanova.
“Në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse humbi jetën një pacient 65-vjeçar. Në spitalin ‘8 shtatori’ humbi jetën një paciente 46-vjeçare, e cila pas vdekjes i është vërtetuar virusi. Në spitalin në Kozle ka humbur jetën edhe pacientja 87-vjeçare . Në Tetovë kanë humbur jetën dy persona jashtë 78 dhe 76 vjeçar, dhe te një nga të ndjerit është vërtetuar virusi pas vdekjes”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi maqedoni.
Instituti për Shëndet Publik regjistroi 125 persona të shëruar. Me të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 7.244, i të vdekurve 351 dhe i të shtruarve 3.324. Momentalisht në Maqedoni ka 3.569 raste aktive me coronavirus.
Më së shumti raste aktive ka Shkupi që me 63 rastet e djeshme, ka 1.941 raste aktive. Nga Shkupi më së shumti raste ka Komuna e Çairit me 373 raste aktive ndërsa nga qytetet tjera më së shumti ka Tetova me 373 raste, më pas Kumanova me 197 raste, Ohri 180 dhe Shtipi 160 raste aktive.
Ministri i Shëndetësisë dje theksoi se tashmë 8-9 ditë po bie faktori i bartjes së virusit, që do të thotë se numri i rasteve të reja po bie.
“Nga java e kaluar ka më pak raste se sa që kishim mesatarisht tre javët e kaluar. Kjo do të thotë se gradualisht në disa pjesë të Shkupi lehtësohet situata”, tha Filipçe.
Ai potencoi se mbajtja e zgjedhjeve nuk janë faktor për caktimin e kufizimeve ndërsa kufizime do të ketë vetëm nëse eskalon situata.
“S’ka asnjë indikacion që të bëhet ndonjë kufizim në lëizje duke marrë parasysh se numri i rasteve bie”, tha Filipçe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Kërkesat e sindikatës për rritjen e pagës minimale do të presin të paktën edhe 10 ditë

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës