Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi pasoja për Arabinë Saudite ndërsa administrata e tij ka nisur rivlerësimin e marrëdhënieve të SHBA-së me mbretërinë e Arabisë Saudite dhe demokratët kanë kërkuar ngrirjen e bashkëpunimit me këtë vend.
Deklarata vjen pasi aleanca OPEC+ e udhëhequr nga Riadi, njoftoi se do të ulë prodhimin e naftës. Biden tha në një intervistë për CNN se po shqyrton masa kundër sauditëve, por nuk pranoi të japë detaje për to.
Shkurtimi i prodhimit nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës pritet të ndihmojë Rusinë të shtojë të ardhurat, ndërsa vazhdon luftën e saj gati tetë-mujore në Ukrainë.
Senatori demokrat i Kënektikatit, Richard Blumenthal dhe ai republikan i Kalifornisë, Ro Khanna kanë paraqitur projekt-ligj që do të ndalonte menjëherë shitjen e armëve të SHBA-së për Arabinë Saudite për një vit. Kjo masë do të përfshinte edhe ndalimin e shitjeve për pjesët rezervë apo të riparimit.
Megjithatë, mbetet e paqartë se deri në çfarë pike do të shkojë Presidenti Biden për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Arabisë Saudite, një aleat i rëndësishëm, por i ndërlikuar në Lindjen e Mesme.
Biden tha në intervistë se ai do të konsultohej me Kongresin për rrugën që duhet ndjekur, por nuk pranoi të bënte komente mbi propozimin e demokratëve për të ndaluar shitjen e armëve.
“Do të ketë pasojë për atë çfarë kanë bërë me Rusinë. Nuk do hyj në detaje mbi atë që kam në mend. Por do të ketë pasoja”, tha presidenti.
Zëdhënësi i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha se Presidenti Biden beson se “është koha për të riparë marrëdhëniet dhe për t’u siguruar se kjo i shërben interesave të sigurisë kombëtare”.
Sekretarja e shtypit Karine Zhan-Pierr tha se Shtëpia e Bardhë nuk ka afat kohor për shqyrtimin e masave dhe se presidenti nuk ka caktuar një këshilltar të posaçëm për këtë çështje.
Megjithatë, zyrtarët nënvizojnë rolin e Arabisë Sauditë për sigurinë në Lindjen e Mesme.
OPEC+, që përfshin Rusinë dhe Arabinë Saudite, njoftoi javën e shkuar se do ulë prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi më pak në ditë, çka do të ndikojë në ruajtjen e çmimit të naftës, duke ndihmuar financiarisht presidentin Rus Vladimir Putin, që vazhdon prej 8 muajsh luftën në Ukrainë.
Ulja e prodhimit dëmton gjithashtu përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-të për t’ia bërë financiarisht të papërballueshme luftën Rusisë, kërcënon ekonominë botërore tashmë të destabilizuar nga konflikti i Ukrainës dhe rrezikon që Biden dhe demokratët të përballen me rritje të çmimit të energjisë pak përpara zgjedhjeve të nëntorit për Kongres.
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al Saud tha se vendimi i qeverisë për të ulur prodhimin është “thjesht ekonomik”.
Biden dhe udhëheqësit evropianë kanë kërkuar rritjen e prodhimit të naftës me qëllim uljen e çmimit, por edhe për të ndëshkuar Moskën për agresionin e saj në Ukrainë.
Senatori Blumenthal tha se SHBA-të “nuk mund të vazhdojnë t’i shesin armë të teknologjisë së lartë një vendi të lidhur me një kundërshtar të neveritshëm terrorist”.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë mban në konsideratë faktin se shitjet e armëve të saj Riadit, shërbejnë, pjesërisht, si një kundërpeshë e rëndësishme në rajon ndaj Iranit, i cili po vepron me shpejtësi drejt synimit për t’u kthyer në fuqi bërthamore.
Por, presioni është i madh për Bidenin. Gjatë kandidimit për Shtëpinë e Bardhë ai premtoi se nën drejtimin e tij, udhëheqësit sauditë do të paguanin për vrasjen e gazetarit amerikan Jamal Khashoggi, një kritik i Mbretërisë, në vitin 2018.
Pas rritjes së çmimit të karburantit në korrik zoti Biden vendosi të vizitonte Arabinë Saudite. Gjatë vizitës, ai u takua me princin e Mbretërisë Saudite, të cilin prej kohësh e kishte akuzuar si përgjegjës për vrasjen e Khashoggit. Inteligjenca amerikane kishte arritur në përfundimin se Princi i Kurorës, kishte miratuar vrasjen e Khashoggit në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Vetë Princi i Kurorës ka mohuar çdo përfshirje. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Sa kushton shporta e konsumatorit në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk