LAJMI I FUNDIT:

Ulet numri i infektimeve me COVID-19 në Maqedoni, po i shihet fundi pandemisë

Ulet numri i infektimeve me COVID-19 në Maqedoni, po i shihet fundi pandemisë

Java që lamë pas kishte numrin më të vogël të vdekjeve nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë në 2020. Kështu ka informuar kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndërsa nga Zheneva ka fol edhe për Raportin më të fundit të OBSH-së.

“Javën e kaluar numri i raportimeve të vdekjeve ka qenë më i vogli që nga marsi i vitit 2020. Nuk kemi qenë asnjëherë më afër përfundimit të pandemisë… Ende nuk kemi arritur aty, por fundi po shihet”, deklaroi dr. Ghebreyesus. Në Raportin e fundit javor të OBSH-së, të dhënat tregojnë se vdekjet ranë me 22 për qind javën e kaluar në vetëm rreth 11.000 në mbarë botën.

Në të njëjtën kohë, janë shënuar 3.1 milionë raste të reja me Kovid-19, që është rënie prej 28 për qind dhe vazhdim i trendit të rënies së rasteve të virusit në çdo pjesë të botës.


Gjithsesi, dr. Ghebreyesus porositi që tani nuk është koha që bota të dorëzohet ndaj kësaj beteje, por tha se duhet të jemi të kujdesshëm deri në fundin e afërt. “Nëse tani nuk e shfrytëzojmë këtë mundësi, i futemi rrezikut për më shumë variante të reja, më shumë vdekje, më shumë përçarje dhe më shumë pasiguri. Pra, le ta kapim momentin”, tha drejtori gjeneral i OBSH.

Si duket, edhe në Maqedoni ka rënie të fataliteteve nga koronavirusi. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 866 teste prej të cilave 141 raste ishin pozitive. Gjatë kësaj periudhe është raportuar vetëm një person i vdekur në Shkup (84-veçar) në kushte spitalore./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
Kalo në kategori