LAJMI I FUNDIT:

Ulet ndjeshëm numri i turistëve në Maqedoni

Ulet ndjeshëm numri i turistëve në Maqedoni

Numri i turistëve në muajin shkurt u ul për 41.7 përqind, ndërsa numri i qëndrimeve të natës me 36.8 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikave, në shkurt ishin 27.569 turistë dhe u realizuan 60.013 qëndrime gjatë natës.

Numri i turistëve vendas u ul për10.4 përqind, ndërsa numri i turistëve të huaj me 60.2 përqind.


Numri i qëndrimeve të natës të turistëve vendas u ul me 14.8 përqind, dhe numri i qëndrimeve të natës të turistëve të huaj me 52.1 përqind.

Në periudhën janar-shkurt, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i turistëve u ul për 45.7 përqind, me një rënie prej 11.3 përqind për turistët vendas dhe 65.4 përqind për turistët e huaj. Në këtë periudhë, numri i qëndrimit gjatë natës u ul me 38.9 përqind, me një rënie prej 15.1 përqind për turistët vendas dhe 56.4 përqind për turistët e huaj./Telegrafi/