Ulet dukshmëria deri në 50 metra për shkak të mjegullës në Strazhë, informojnë nga ndërmarrja publike "Rrugët e Maqedonisë".

Komunikacioni i rrugëve shtetërore zhvillohet kryesisht nëpër korsi të lagështa. Reshje të borës ka në Kodër Dielli dhe Gjatovë, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nga ndërmarrja publike "Rrugët e Maqedonisë" bëjnë apel në vozitje kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë së automjetit sipas kushteve të rrugës./Telegrafi/