Ulëset gjigande që i bëjnë të rriturit të ndjehen prapë si fëmijë (Foto)

Kur i linduri në SHBA, Chris Bangle u zhvendos nga Gjermania në fshatin e vogël italian të Clavesana-së në vitin 2009, atij i duhej t’i thoshte lamtumirë një karriere 17 vjeçare si shef i Dizajnit për BMW.
Ky ishte një ndryshim i madh për të, por zhvendosja e tij kishte ndikim gjithashtu edhe tek fqinjët e tij të ri, shkruan Dany Mitzman.
I ngopur me dizajnimin e makinave për elitën, Chris Bangle dëshironte të krijoj diçka për të gjithë, dhe diçka më shumë në përputhje me natyrën.
Një ide që e goditi atë ishte krijimi i një ulëseje parku gjigande, mirëpo shumë më të madhe se një ulëse parku e zakonshme, dhe së bashku me gruan e tij, Catherine, ai ngriti projektin ‘The Big Bench Community’.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































