Autoritetet ukrainase thonë se Rusia ka humbur 15.300 ushtarë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se Rusisë i janë vrarë 15.300 ushtarë që nga 24 shkurti, kur edhe me urdhër të Vladimir Putinit u urdhërua pushtimi i Ukrainës.


Ukrainasit gjithashtu bën të ditur se forcat ruse kanë humbur 506 tanke dhe 1.556 mjete tjera të blinduara, transmeton Telegrafi.

Në fillim të këtij muaji, ministria rus e Mbrojtjes pati njoftuar se 498 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë, dhe 1.597 tjerë janë plagosur.

Në anën tjetër, tabloidi pro-Kremlinit mbrëmë raportoi se ka publikuar të dhënat zyrtare ku tregojnë se 9.861 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë.

Por mjaftoi ky lajm se menaxhmenti i mediumit të detyrohet ta shlyej disa minuta më vonë – me arsyetimin se ishin të dhëna të pasakta. /Telegrafi/

https://twitter.com/ArmedForcesUkr/status/1506193947084873735?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1506193947084873735%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnews.sky.com%2Fstory%2Fukraine-news-latest-war-putin-russia-skynews-live-12541713