Një raport i gazetës amerikane Wall Street Journal pretendon se Kievi sajoi planin për të hedhur në erë tubacionet që sjell gazin rus në Gjermani në maj të vitit 2022, duke cituar katër burime anonime ushtarake ukrainase.
Bëhet e ditur se një ekuipazh i vogël ukrainas i maskuar si një lundrim me varkë ishte pas sabotimit të tubacioneve Nord Stream.
Operacioni u sajua gjatë një nate në maj të vitit 2022, ndërsa oficerët ushtarakë ukrainas festonin ndalimin e pushtimit të plotë të vendit nga Rusia dhe po kërkonin t’i jepnin një goditje tjetër Moskës.
Nord Stream është një rrjet tubacionesh që kalojnë nën Detin Baltik nga Rusia në Gjermani për të furnizuar Evropën Perëndimore me gaz natyror, që do të thotë se ka dhënë miliarda në arkën e Kremlinit.
Skema thuhet se kushtonte rreth 273,000 euro dhe përfshinte një ekuipazh prej gjashtë anëtarësh në një jaht të vogël të marrë me qira.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, fillimisht e miratoi atë përpara se agjencia amerikane e inteligjencës CIA “t’i merrte erë” dhe t’i kërkonte atij të ndalonte.
Presidenti ukrainas urdhëroi një ndalesë, por komandanti i tij i përgjithshëm, Valeriy Zaluzhniy, vazhdoi me operacionin gjithsesi, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Gazeta ka njoftuar se ka folur me katër zyrtarë të lartë ukrainas të mbrojtjes dhe sigurisë, të cilët ose morën pjesë ose kishin njohuri të drejtpërdrejta për komplotin dhe se të gjithë ata i konsideronin tubacionet si një objektiv legjitim, pasi ajo mbrohej kundër Rusisë.
Gjermania dhe Polonia dyshojnë në përfshirjen e Ukrainës
WSJ tha gjithashtu se pjesë të llogarive të burimeve ishin vërtetuar nga një hetim gjerman për këtë çështje.
Megjithatë, zyrtarët e inteligjencës gjermane kanë thënë se ata dyshojnë se Ukraina ishte me të vërtetë pas sabotazhit dhe se është e mundur që të ishte një operacion “i rremë” nga Rusia.
Kjo është mbështetur nga autoritetet polake, të cilat i dërguan emrat e të dyshuarve rusë në shërbimin e inteligjencës gjermane.
Ndryshe, artikulli i WSJ vjen pasi media gjermane raportoi se prokurorët kishin lëshuar urdhrin e parë të arrestit në hetimin e tyre për sulmin në Nord Stream.
Raporti e identifikoi burrin si Volodymyr Z, pa cituar burime, dhe sugjeroi se ai ishte kthyer së fundmi në Ukrainë.
Autoritetet polake që atëherë kanë zbuluar se kanë tentuar të arrestojnë Volodymyr Z në adresën e tij në një qytet afër Varshavës në korrik, por se ai tashmë ishte kthyer në vendin e tij të lindjes.
Raportet gjermane përmendën gjithashtu dy të dyshuar të tjerë: çiftin e martuar Svitlana dhe Yevhen Uspenska, të cilët drejtojnë një shkollë në Ukrainë.
Ata të dy kanë mohuar të jenë përfshirë në sulm, pasi thellësia maksimale e zhytjes së tyre është 30 metra, krahasuar me rreth 80 metra në të cilat ndodhën shpërthimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje – kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan – cili është shkaku?

Trump “sfidon” Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit