UKM zgjedh liderin e studentëve, 'Plenumi Studentor' me kundërshtime

Sot do të zgjidhet kryetari i parlamentit studentor në UKM por kundërshtohet nga ''Plenumi Studentor'', transmeton Telegrafi Maqedoni.
''Këto zgjedhje janë të nënshkruara dhe shpallura nga kryetari që i ka kaluar mandati. Këto zgjedhje bëhen tani gjatë verës për të anashkaluar votën e studentëve që janë nga vende jashtë Shkupit dhe nuk janë me angazhime.'' thuhet në reagimin e 'Plenumi Studentor'.
Qysh dje, Plenuni ka paralajmëruar protestë që duhet të fillojë në ora 12 e të zgjasë deri në ora 16, në hapësirat ku duhet të votohet. Ata u kanë bërë thirrje studentëve dhe qytetarëve për mbështetje./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Plenumi Studentor do të protestojë nesër në UKM
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































