Samir Ujkani ka folur pas fitores së Përfaqësueses së Kosovës në udhëtimin e tyre te Malta.

Kosova ka arritur të fitojë thellë 5-0 te Malta në kuadër të Grupit 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve dhe kjo e ka bërë krenar kapitenin Ujkani.


"Jam krenar me rezultatin. Të fitosh 5-0 nuk është aspak e lehtë. Besoj që ishim në top formë, edhe pse kemi bërë disa gabime. Por, rezultatet janë kryesore", ka thënë fillimisht Ujkani pas ndeshjes.

"Jam i kënaqur që i kemi marrë tri pikët në fund të kësaj ndeshje".

46480021 2181028912145467 19801783509450752 n

"Me rëndësi ka qenë mos me pranuar asnjë gol dhe me mbajt pozitivitetin në grup dhe këtë ia kemi arritur".

"Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë pasi e kemi pas tri ditësh ndeshjen kryesore me Azerbajxhanin".

"Ndeshja ndaj Azerbajxhanit vlen sa krejt viti".

"Jam i kënaqur me prurjet e lojtarëve të rinj, pasi të gjithë po inkuadrohet mirë, pe ndjejnë peshën e fanellën dhe duan ta nderojnë Kosovën", përfundoi kapiteni. /Telegrafi/

telegrafi sport app