LAJMI I FUNDIT:

Uji në Tetovë dhjetëfish më i turbullt nga e lejuara

Uji në Tetovë dhjetëfish më i turbullt nga e lejuara

Uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës nuk është i pijshëm. Siç bën të ditur Meta, matjet që janë bërë këtë pasdite kanë treguar turbullim të madh të ujit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Parametri i turbullimit ka qenë 60 njësi, edhe pse kufiri i lejuar i turbullimit është  1,6 njësi. Për dy orë turbullimi i ujit është zvogëluar dhe për momentin parametri i turbullimit të ujit në Tetovë është 16 njësi, që është dhjetëfish më i madh se ai i lejuar.

Nga Qendra për shëndet publik në Tetovë rekomandojnë që uji të mos shfrytëzohet për pije, deri sa të bëhen analiza të reja të cilat do të vërtetojnë se është i pijshëm. Prej atje presin që gjatë ditës të gjithë parametrat e ujit do të japin rezultate pozitive.


Nga Qendra për shëndet publik thonë se turbullimi i ujit vjen si rezultat i punëve ndërtimore të cilat realizohen në Qendrën turistike “Kodra e diellit”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori