Ujërat e zeza të lumit Vardar në Shkup, gara për tenderin mbi 100 milionë euro
Përplasjet politike për kurdisjen e tenderit për impiantin e trajtimit të ujërave të zeza të lumit Vardar në Shkup, kanë ngadalësuar përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë objektin, duke rrezikuar humbjen e një granti evropian prej 100 milionë eurosh.
Projekti do të kushtojë 136.7 milionë euro, nga të cilat më shumë se gjysma janë grant evropian përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, ndërsa pjesa tjetër është siguruar kryesisht nga kreditë e Bankës Evropiane të Investimeve, që është edhe bartëse e projektit dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH.
Kur i gjithë procesi erdhi në fazën përfundimtare dhe në shtator duhej të vendosej se cilës nga dy kompanitë konkurruese do t’i jepej projekti, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, shkarkoi drejtorin e Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Zllatko Perinski, duke shprehur dyshime për kurdisje dhe sjellje të pahijshme në procedurën për zgjedhjen e kontraktuesit për tenderin prej 130 milionë eurosh.
Kjo ndërmarrje duhet të udhëheqë procedurat e tenderimit dhe realizimin e projektit.
Policia Financiare thotë se po koordinohet me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë për veprime të mëtejshme.
Ndonëse kryetarja e Shkupit, Arsovska, paralajmëroi se do t’i parashtrojë të gjitha dyshimet në Prokurori, por as nga organi i ndjekjes penale e as dhe as nga Komuna e Shkupit nuk janë përgjigjur nëse e kanë bërë një gjë të tillë.
“Mungesa e transparencës në gjithë procedurën është ajo që ka ngritur të gjitha dyshimet për kurdisje të tenderit. Ne nuk do të lejojmë që dikush të luajë me paratë që janë siguruar nga bankat evropiane dhe nga shteti”, ka deklaruar Arsovska pa dhënë detaje tjera mbi dyshimet e saj.
Drejtori i shkarkuar i ndërmarrjes, Zllatko Pirinski, në vazhdimësi ka hedhur poshtë pretendimet duke e akuzuar Arsovskën se shkarkimin e tij e ka bërë për motive politike për shkak të përplasjes me VMRO DPMNE-në, e cila e ka mbështetur Arsovskan në zgjedhjet lokale si kandidate e pavarur.
“Pas njoftimit të Bankës Evropiane të Investimeve me gjendjen e krijuar, mora përgjigjen e tyre se nuk është mirë që në këtë fazë kur i gjithë projekti është në evoluim e sipër, të ndërrohen anëtarët e Komisionit të prokurimit, pasi kjo do të nënkuptonte zvarritjen e projektit dhe pagesa shtesë të panevojshme. I gjithë procesi i përzgjedhjes së firmës ndërtuese ka qenë transparent dhe nën mbikëqyrje nga jashtë”, ka deklaruar Pirinski.
Nga Banka e Investimeve, që është bartëse e projektit, pranojnë vonesat, por thonë se bazuar në dokumentacionin që kanë në dispozicion, ajo që është bërë deri tani, është “në përputhje me procedurat e vlefshme”.
“Banka Evropiane e Investimeve vazhdon të monitorojë procesin e prokurimit dhe ne presim përfundimin e suksesshëm të vlerësimit të ofertave dhe dhënien e kontratave përkatëse pa ndonjë vonesë”, thuhet në një përgjigje të Bankës për Radion Evropa e Lirë.
Ministria e Mjedisit Jetësor, e cila ka përfaqësuesin e saj në grupin e vlerësimit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se projekti është në fazën e vlerësimit të ofertave dhe “përderisa vlerësimi është në vazhdim sipas rregullores, informacioni është konfidencial”.
Në Lumin Vardar derdhen ujëra të zeza që paraqesin rrezik të madh për shëndetin e banorëve, andaj edhe impianti i trajtimit të ujërave të zeza vlerësohet si një nga projektet më të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut.
Lupço Kostadinovski, nga Qendra për Shëndet Publik, ka vite që analizon rezultatet e matjeve të ndotjes së Vardarit.
Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se impianti i filtrimit sa më parë duhet të ndërtohet, sepse ujërat në Vardar janë rrezik si për qytetarët, ashtu edhe për kafshët e egra që aktualisht arrijnë të mbijetojnë.
“Nga pikëpamja bakteriologjike, lumenjtë tanë janë të kategorisë së katërt dhe kimikisht midis kategorisë 4 dhe 5. Këto janë kategoritë me ndotjen më të lartë. Zgjatja e përditshme e këtij problemi vetëm sa rrit mundësinë e rritjes së këtij problemi. Do të doja që një ditë të them që ujërat tona janë të sigurta”, thotë Kostadinovski.
Lumi Vardar me një gjatësi prej 388 kilometrash kalon nëpër shumë qytete, duke nisur nga Gostivari në pjesën perëndimore të vendit dhe përfundon në Gjevgjeli në jug të vendit në kufirin me Greqinë.
Impianti i trajtimit të ujërave të zeza të lumit Vardar duhet të shtrihet në një sipërfaqe prej 13 hektarësh, në bregun e majtë të lumit Vardar dhe do të ketë kapacitet për t’u shërbyer 500.000 banorëve.
Sipas planit, në nivel vjetor do të trajtohen 51,3 milionë metër kub ujëra të zeza të papërpunuara. Projekti është paraparë të realizohet në dy faza. Faza e parë parasheh ofrimin e para-trajtimit dhe trajtimit biologjik të ujërave të zeza deri në vitin 2030, ndërsa faza e dytë parashikon largimin e azotit dhe fosforit nga ujërat e zeza, më së voni deri në vitin 2045. /REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Transportuesit privat sërish në rrugët e Shkupit, por jo me kapacitet të plotë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A