LAJMI I FUNDIT:

UEFA reagon e shqetësuar ndaj sulmit me tritol në Armand Dukën

UEFA reagon e shqetësuar ndaj sulmit me tritol në Armand Dukën

UEFA maksimalisht e shqetësuar nga ndërhyrjet politike në zgjedhjet e Federatës së Futbollit do të dërgojë këto ditë njerëzit e saj në Shqipëri për të diskutuar në lidhje me këto çështje duke ngritur edhe shqetësimin në lidhje me sigurinë e organizimit të finales së Konference League në Tiranë, në dritën e ngjarjeve të fundit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia prestigjioze ndërkombëtare e lajmeve Associated Press, në një artikull dedikuar ngjarjeve të fundit në Shqipëri që kanë gjetur pasqyrim edhe në media të ndryshme botërore.

Associated Press fillimisht jep lajmin për shpërthimin e lëndës plasëse në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa më pas bën të ditur se ky incident, ka nxitur qeverinë europiane të futbollit, të ngrejë shqetësimin e sigurisë në lidhje me Tiranën si qytet mikpritës i finales së Europa Conference League në 25 maj.


I maskuar dhe i shpejtë, momenti kur një person vendos eksplozivin në shtëpinë e Dukës
Lexo po ashtu I maskuar dhe i shpejtë, momenti kur një person vendos eksplozivin në shtëpinë e Dukës

UEFA i ka komunikuar Associated Press se zyrtarë të saj do të udhëtojnë shpejt në Shqipëri për të diskutuar në lidhje me shqetësimet e fundit për ndërhyrjet politike në sport para zgjedhjeve për postin e Presidentit të Federatës.

Në artikull shpjegohet se këto zgjedhje kanë sjellë një përplasje mes Dukës dhe Bashkisë Tiranë, ndërsa ka marrë nga UEFA konfirmimin se delegacioni që do të vijë këto ditë në vendin tonë, do të ngrejë edhe shqetësimet e saj në lidhje me zhvillimin e sigurt të finales së Conference League në Tiranë në dritën e ngjarjeve të fundit.

UEFA ndërkohë e ka përshkruar ndërhyrjen nga jashtë në futbollin shqiptar si “qartësisht të papranueshme”, dhe si një thyerje të rregullave të saj ligjore. E ndërkohë teksa duke iu referuar Associated Press qëndrimi i Uefa-s është i qartë, Erjon Veliaj me ndërhyrjen e tij politike, jo vetëm po rrezikon futbollin shqiptar, por dëmton dhe Tiranën që ka shansin që për herë të parë në histori të mikpresë një finale të madhe europiane, si ajo e Conference League, por që tani vihet në dyshim, pikërisht për faj të vetë kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit. /ss/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori