Kampionati Evropian i vitit 2024 do të zhvillohet në Gjermani dhe tani ekipet kombëtare janë duke pritur shortin kualifikues.

Shorti për grupet e kualifikimeve për në Euro 2024 do të tërhiqet më 9 tetor në Frankfurt të Gjermanisë.


Në këtë short do të marrin pjesë 53 ekipe kombëtare nga Evropa ku do të mësojnë grupet dhe kundërshtarët e mundshëm.

Megjithatë janë disa shtete që UEFA ua ndalon të përballen në kualifikuese për në Kampionatin Evropian apo atë Botëror.

uefa1

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian ka bërë me ditur pesë përballjet të cilat nuk do të ndodhin në këto kualifikuese shkaku i konflikteve që kanë shtetet.

Përfaqësuesja e Kosovës nuk mund të bie në grup me Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën shkaku për të evituar çdo konflikt të mundshëm dhe për arsyen se as Serbia e as Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë tonë.

Kosova 5

Në grup të njëjtë nuk mund të bien as Armenia me Azerbajxhanin shkaku i konfliktit që kanë dy shtetet.

Përballjet tjera që janë të ndaluara janë edhe Bjellorusi - Ukrainë dhe Gjibraltar - Spanjë.

Më poshtë keni të gjitha vazot për kualifikimet e Kampionatit Evropian, Gjermani 2024: Gjysmëfinalistët e Ligës së Kombeve (Do të vendosen në grupe me pesë skuadra) Holanda
Kroacia
Spanja
Itali

Vazo 1 Danimarkë
Portugali
Belgjikë
Hungari
Zvicër
Poloni

Vazo 2 Francë
Austri
Çeki
Angli
Uells
Izrael
Bosnje dhe Hercegovinë
Serbi
Skoci
Finlandë

Vazo 3 Ukraina
Islanda
Norvegji
Sllovenia
Republika e Irlandës
Shqipëri
Mali i Zi
Rumani
Suedi
Armenia

Vazo 4 Gjeorgjia
Greqia
Turqia
Kazakistani
Luksemburgu
Azerbajxhani
Kosovë Bullgaria
Ishujt Faroe
Maqedonia e Veriut

Vazo 5 Sllovakia
Irlanda Veriore
Qipro
Bjellorusia
Lituani
Gjibraltar
Estoni
Letoni
Moldavi
Malta

Vazo 6 Andorra
San Marino
Lihtenshtajni. /Telegrafi/

telegrafi sport app