LAJMI I FUNDIT:

UEFA miraton kërkesën e FFK-së për fillimin e trajnimeve për Licencën UEFA – A për trajnerë

UEFA miraton kërkesën e FFK-së për fillimin e trajnimeve për Licencën UEFA – A për trajnerë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) së shpejti do të fillojë trajnimet për trajnerë për dhënien e Licencës UEFA – A.

Pas një pune të jashtëzakonshme dhe profesionale të sektorit të edukimit në dhënien e Licencave C dhe B, të udhëhequr nga drejtori teknik Michael Nees dhe instruktorja Sanije Krasniqi, UEFA ka miratuar kërkesën e FFK-së për të filluar edhe me trajnimet për dhënien e Licencës UEFA – A për trajnerë.

Sektori i edukimit në UEFA e ka vlerësuar me nota të larta procesin e edukimit të trajnerëve nga FFK-ja dhe si rrjedhojë e ka miratuar kërkesën për fillimin e punës edhe për Licencën UEFA – A.


Procesi i trajnimit të trajnerëve për Licencën UEFA – A pritet të fillojë në muajin nëntor, derisa FFK menjëherë pas plotësimit të afateve kohore të parapara me rregulloret e UEFA-s do të aplikojë edhe për Licencën UEFA Pro.

Me këtë rast, FFK e ka falënderuar sektorin përkatës të UEFA-s për miratimin e kërkesës së FFK-së, pasi nevoja dhe kërkesat e trajnerëve kosovarë për t’u licencuar me Licencën UEFA – A kanë qenë të mëdha.

Të rikujtojmë se deri më tash FFK ka licencuar 108 trajnerë me Licencën B, 331 trajnerë me Licencën C, 24 trajnerë me Licencën C për trajnerë të portierëve, si dhe janë trajnuar 104 trajnerë në kursin D të trajnerëve të portierëve dhe 51 liderë të Grassroots-it.

Në trend Sport

Më shumë
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

La Liga
Flick është gati ta përfshijë në skuadër, mësohet kur do të rikthehet Gavi

Flick është gati ta përfshijë në skuadër, mësohet kur do të rikthehet Gavi

La Liga
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën

Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën

La Liga
Kalo në kategori