Struga ndeshjen e parë të fazës play-off në Ligën e Konferencës kundër skuadrës islandeze, Breidablik, do ta zhvillojmë në Ohër.
Kështu ka vendosur UEFA, pavarësisht se kishte edhe shumë opsione tjera, si ‘Stadiumi i Strumicës’, apo edhe ai i “Elbasan Arena”.
Madje për “Elbasan Arena” sot FSHF ia hapi dyert zyrtarisht klubit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, duke i ofruar çfarë ndihme që i nevojitet.
Po në stadiumin e Ohrit, ekipi i Struga Trim Lum zhvilloi edhe takimin e parë kualifikues të këtij edicioni në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Zalgiris.
Takimi në fjalë në program do të jetë me datë 24 gusht me fillim në ora 17:00. /Telegrafi/