Milani ka barazuar në udhëtim te Udinese me rezultat 1-1.

Skuadra e Gennaro Gattusos ka dështuar të marr fitoren e katërt radhazi në Serie A, pasi pranuan gol në fund ndaj Udineses.


Golat në këtë ndeshje për Rossonerët e shënoi Suso (9'), ndërsa Udinese barazoi fal autogolit të Leonardo Bonuccit (76').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht spanjolli Suso, i cili u vlerësua me notë 8.1.

Suso Festa e Susos pas supergolit të shënuar (Getty Images)

Në anën tjetër, lojtari më notën më të ulët ishte mbrojtësi italian, Davide Calabria, i cili u notua me 5.4.

Për 76 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Valon Behrami, i cili pati paraqite solide dhe u notua me 6.8. /Telegrafi/ Udinese:

notat milani e1517760797289

Milan: 

notat milani 1 e1517760818286

telegrafi sport app