Interi ka fituar në udhëtim te Udinese me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Serie A.

Nerazzurrët kanë arritur t'i kthehen fitoreve pas humbjes shumë të përfolur ndaj Juventusit në javën e fundit dhe tani mbajnë gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.


Golat në këtë ndeshje për skuadrën e Luciano Spallettit u shënuan nga Andrea Ranocchia (13'), Rafinha (44'), Mauro Icardi (45') dhe Borja Valero (71').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mesfushori brazilian, Rafinha, i cili pas paraqitjes së mirë u notua me 8.5.

Rafinha Inter 1 Festa e çmendur e Rafinhas pas golit të parë me Interin (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin vendas, Seko Fofana, që pas ndëshkimit me të kuq u vlerësua me 4.7.

Për 73 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Valon Behrami, i cili ishte njëri nga më të vlerësuarit te Udinese me notë 6.1. /Telegrafi/ Udinese:

notat inter e1525610481878

Inter:

notat inter 1 e1525610500228

telegrafi sport app