Kosova edhe pas dymbëdhjetë vjetësh ende nuk ka krijuar politika fiskale, të cilat do të mundësonin zhvillim ekonomik dhe shtimin e vendeve të punës.
Qasja e gabuar në atë që quhet lëndë e parë e ka shndërruar Kosovën në një mjedis të pafavorshëm për prodhim, njëherë dhe në një vend i cili konsumon prodhime të huaja dhe e rritë dita-ditës papunësinë e popullatës vendore, thjesht “parajsë për fabrikat që plasojnë mall në Kosovë, dhe ferr për fabrikat kosovare”.
Derisa proklamohet se lirimi i lëndës së parë nga taksa doganore për produkte, siç është mishi, p.sh. do të ndikonte direkt në pengimin e zhvillimit të blegtorisë, e njëjta politikë nuk përdoret kur është fjala për produktet finale të mishit që kanë vërshuar Kosovën, nga Bosnja, Serbia, Maqedonia etj.
Produktet finale vazhdojnë të mos paguajnë taksë doganore nga të gjitha vendet e CEFTA-s, me arsyetimin se Kosova është anëtare e kësaj organizate dhe nuk mund të vendoset taksë në produktet që kanë origjinë nga këto vende me arsyetimin e njëjtë, po autoritetet nuk kanë pengesa ligjore që ta vazhdojnë taksimin e lëndës së parë në këtë rast të mishit. Dihet shumë mirë se Kosova, prodhim vendor të gjedheve nuk ka, ose të themi e ka shumë të kufizuar, dhe se gjedhet importohen kryesisht nga vendet e rajonit. Gjithashtu, prodhimi i zogjve të pulës është shumë i vogël përkrah kërkesave në tregun tonë, prandaj krahasimet e tilla janë joreale dhe arsyetimi i moslirimit nga taksa i lëndës së parë e nga ana tjetër lejimi i produkteve të mishit nga vendet rrotull Kosovës të importohen pa taksë është i paarsyeshëm njëherë dhe shumë i keq sa iu përket politikave të cilat do të hapnin vende të reja pune. Jo vetëm mishi, po çfarëdo produkti që importohet në Kosovë, me qëllim të prodhimit apo përpunimit të mëtejmë, duhet t’i hiqet taksa doganore.
Edhe pse nga agjencitë qeveritare kjo heqje e taksës po konsiderohet si humbje buxhetore, realiteti është krejt tjetër, sepse përfitimi do të shihet pas disa viteve dhe do të jetë shumë më i madh sepse do të mundësohet punësimi i popullatës gjë që, sipas raporteve të fundit, shkalla e papunësisë në vendin tonë ka arritur në 48 % dhe së dyti nga TVSH-ja e brendshme, tatimi në paga dhe tatimi në fitim do të krijohen të hyra buxhetore shumëfish më voluminoze në krahasim me të hyrat e stilit “si ta plotësojmë buxhetin sivjet, më tutje daltë ku daltë”.
Situata e pafavorshme për investime në Kosovë nuk është e tëra si rezultat i qeverisjeve të deritanishme, por kjo është e lidhur direkt dhe me shoqatat e biznesit, të cilat shumë shpesh sponsorizojnë çështje, që kanë të bëjnë me interesa të politikës ditore, në vend të atyre çështjeve të cilat do të ndikonin në zhvillimin e mirëfilltë të biznesit.
Sot prodhuesi vendor kosovar, as që mund mendoj globalisht, se lëre më të marrë hov global, sepse është i përballuar me energji me kosto shumë të lartë, me kapital shumë të shtrenjtë, me politika fiskale të pafavorshme, dhe gjithashtu me qasje shumë negative nga qarqe dhe individë të ndryshëm, që nuk kanë vizion për krijimin e një ambienti të vërtetë për investime në Kosovë, por thjesht merren me gjëra të cilat vazhdimisht po i pengojnë proceset zhvillimore.
Mirëpo, pasojat e një politike të tillë fiskale, normalisht se janë të parashikueshme. Me një politikë kësisoj sigurisht do të ketë rritje të papunësisë dhe të varfërisë, ashtu siç ka pasur këtë vit e që do të ketë dhe vitet në vijim. Prandaj, koha është të ndalemi, koha është t’i lemë inatet anash, është koha e bashkëpunimit dhe e pranimit të mendimit ndryshe. Të mendojmë ndryshe dhe të krijojmë ndryshe, të shkojmë përpara, sepse ne jemi bartës të zhvillimeve dhe të ndryshimeve të vendit tonë.
Nëse unë e kam mendimin e gabuar, atëherë le të më përmirësojnë të tjerët, por të tentojnë mendim ndryshe së paku njëherë dhe do të shohin se sa kanë vuajtur nga monizmi. Ne jemi shtet i ri dhe e kemi më lehtë se të gjithë kombet e tjera. Nuk kemi nevojë të eksperimentojmë, por thjesht mund t’i marrim praktikat e mira nga të tjerët dhe t’i zbatojmë për të mirën tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
PostCHAT ju pret!
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje