LAJMI I FUNDIT:

UBT zgjeron bashkëpunimin me Komunën e Prishtinës

UBT zgjeron bashkëpunimin me Komunën e Prishtinës

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka takuar drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Liburn Aliu, me të cilin kanë bashkëbiseduar për mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Prishtinës, për fusha me interes për qytetin e Prishtinës, banorëve të saj, studentëve, si dhe stafit në përgjithësi.

Në këtë takim, ndër të tjera, është biseduar edhe për mundësinë për kryerjen e praktikës së studentëve të UBT-së në Komunën e Prishtinës, bashkëpunimi në projekte hulumtuese si dhe në analiza etj.

Rektori Hajrizi tha se takimet e tilla janë tejet të rëndësishme kur bisedohet për mundësitë e përmirësimit të jetës së banorëve të kryeqytetit.


“Është një hap pozitiv kur institucionet udhëheqëse bëhen bashkë me ato arsimore, për të ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të vendit tonë”, theksoiHajrizi.

UBT-ja ka bashkëpunim me një numër të madh të komunave të Kosovës, në realizimin e projekteve të rëndësishme për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve, duke angazhuar në këto projekte ekspertët më të mirë të fushave përkatëse. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ekonomi
Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Botë
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Ekonomi
Kalo në kategori