UBT ka hapur konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2017/2018, për të gjashtëmbëdhjetin vit radhazi! 

Top edukim për top studentë – kjo është moto e UBT, universitetit që ka tërhequr të rinjt nga mbarë Kosova për të zgjeruar njohuritë dhe për të marrë diplomën e cila njihet ndërkombëtarisht.


Tash e 16 vjet UBT konsiderohet një nga liderët e arsimit të lartë, i vetmi i certifikuar për ekscelencë dhe me standard ISO 90001:2008 për cilësi.
UBT është përfituese për herë të katërt nga Kosova për programin Erasmus Mundus, i cili ua mundëson studentëve të dalluar që të vijojnë studimet jashtë vendit, e shembuj të tillë ka shumë ndër vite të veprimatrisë edukative të UBT.

Pos, Erasmus Mundus, UBT ka qenë dhe përfituese e programit për bursa AEP – Albach, teksa përfaqëson Kosovën në shumë organizata botërore dhe evropiane.

Studentët e shkëlqyer të UBT e kanë bërë institucionin kampion evropian në Robotikë, kurse së fundmi është ngritur edhe kampusi I parë për Shkencë dhe Inovacion.

Në bazë të vendimit të rektorit të UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi, nr. 4880/45-12, të datës 10/07/2017, UBT shpall konkurs për regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2017-2018.

Të drejtën e pranimit në UBT e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe kanë të përfunduar maturën shtetërore.

Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen në programet e akredituara dhe të licencuara të nivelit Baçelor dhe Master, si më poshtë:

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri

- Inxhinieri dhe Sisteme Softuerike,

- Databaza dhe Sistemet e Informacionit,

- Grafikë dhe Multimedia,

- Web Programim,

- Rrjete dhe Telekomunikacion,

- Robotikë dhe Sisteme Intelegjente,

- Informatikë Biomjekësore,

- Siguria dhe Sigurimi i Informacionit,

- Multimedia dhe Vizualizim,

- Inxhinieri e Komunikimit,

- Shkenca e të Dhënave Statistikore,

- Informatikë Mjekësore.

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

- Financa, Banka dhe Sigurime,

- Kontabilitet, Auditim dhe Tatime,

- Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion,

- Marketing dhe Shitje,

- Biznes Ndërkombëtar,

- Logjistika dhe Menaxhimi i Prokurimit.

Menaxhimi i Mekatronikës

- Menaxhimi i Mekartonikës,

- Automatizimi Industrial dhe Kontrolli i Procesit,

- Dizajni i Produkteve Industriale,

- Robotikë dhe Sisteme Inteligjente,

- Inxhinieri Biomjekësore,

- Inxhinieri e Telekomunikacionit,

- Inxhinieri Mekanike,

- Inxhinieri e Aeronautikës,

- Dizajn i Produkteve Industriale,

- Inxhinieri e Proceseve të Prodhimit,

- Teknologji.

Shkenca Politike

- Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci,

- Integrime Evropiane,

- Administratë Publike.

Sistemet e Informacionit

- Sistemet e Informacionit të Biznesit,

- Sistemet e Informacionit - GIS (Geo Information Systems),

- Sistemet e Informacionit të Bibliotekave dhe Arkivave,

- Statistikat, Procesimi dhe Simulimi i të Dhënave,

- Siguria e Informacionit dhe Privatësia,

- Komerci Elektronik (E-Komerci).

Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor

- Arkitekturë e Qëndrueshme,

- Menaxhim Urban,

- Restaurim Arkitekturor,

- Dizajn i Interierit.

Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë

- Inxhinieri Strukturore – Konstruktiv,

- Menaxhim i Ndërtimtarisë dhe Teknologji,

- Infrastrukturë Rrugore,

- Inxhinieri e Ujërave - Hidro,

- Inxhinieri Gjeoteknikës,

- Inxhinieri e Materialeve.

Juridik

- Civile,

- Penale,

- Ndërkombëtare.

E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane

Media dhe Komunikim

- Gazetari,

- Komunikim,

- Menaxhim i Medias,

- Marrëdhënie me Publikun,

- Regji Televizive,

- Gazetari On-Line,

- Kamerë,

- Fotografi.

Politika Publike dhe Menaxhim

- Politika Publike,

- Menaxhim Publik.

Inxhinieri e Energjisë

- Baza e Burimeve të Energjisë,

- Ruajtja e Energjisë,

- Energji Efiçiente,

- Teknologji e Informacionit,

- Menaxhim i Energjisë,

- Elektrikë Elektronike,

- Sistemet e Qëndrueshme,

- Izolim i Ndërtesave,

- Sistemet e Ngrohjes dhe të Ftohjes.

Inxhinieri e Energjisë Efiçiente

- Burimet e Energjisë,

- Konservim i Energjisë,

- Efiçiencë e Energjisë,

- Menaxhim i Energjisë,

- Inxhinieri Elektrike,

- Konservim i Energjisë në Ndërtesa,

- Sistemet e Ngrohjes dhe të Ftohjes,

- Energji Gjeometrike.

Infermieri

Dizajn i Integruar

- Dizajn Grafik dhe i Komunikimit,

- Dizajn Mode dhe Tekstil,

- Dizajn i Produkteve,

- Dekorim i Ndërtesave dhe Mobilim.

Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji

- Teknologjia e Ushqimit,

- Nutricioni (Të Ushqyerit),

- Menaxhimi me Cilësinë dhe Sigurinë e Ushqimit.

Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në zyrat e administratës së UBT-së në Prishtinë, lagja Kalabria, si dhe në degën e UBT-së në Ferizaj, rruga “Ahmet Kaçiku”, dhe në degën e UBT-së në Prizren, rruga “Tirana”.

Programet e tjera si: Mjekësia e Përgjithshme, Stomatologjia, Farmacia dhe disa të tjera, janë në proces të akreditimit, që do të përmbyllet në fund të këtij muaji, me çka mundëson hapja e konkursit të regjistrimit të studentëve për këto programe, të cilat pritet të akreditohen.

final 7 konkurs 1