Të lumtur dhe duke bartur me krenari epitetin e absolventëve, më shumë se 800 studentë të UBT-së e përmbyllën ciklin e studimeve në profesionet e tyre.
E lumturinë që mbretëronte në sallë e shtuan edhe mijëra familjarë dhe profesorë, të cilët përgjatë këtyre viteve e mundësuan dhe e lehtësuan përmbylljen e këtij rrugëtimi, që do të ndryshojë përgjithmonë jetën e studentëve tanë.
Për të shprehur krenarinë për studentët dhe falënderimin për kontributin e prindërve dhe stafit të UBT-së, rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi tha se suksesi i ditës së sotme është rezultat i punës disavjeçare për të ndërtuar dije dhe personalitete lideri tek studentët e secilit profesion.
“Kemi nevojë për njerëz kompetentë që kërkohen nga institucionet dhe kompanitë, e ne si UBT kemi ndërtuar personalitete të tilla, sepse ndërtimin e gjeneratave të fuqishme intelektualisht ia kemi borxh Kosovës dhe mijëra prindërve që ia besuan UBT-së shkollimin e fëmijëve të tyre”, u shpreh Hajrizi.
Ai përmendi statistikat e larta të punësimit të studentëve të UBT-së, si një nga pikat më të forta të institucionit, që ndikon drejtpërsëdrejti edhe në uljen e nivelit të papunësisë në Kosovë.
“98 nga 100 studentë punësohen ende pa e përmbyllur ciklin e studimeve themelore, andaj nuk kam asnjë dyshim që edhe studentët e pranishëmnë këtë sallë do të jenë më të kërkuarit në tregun e punës, edhe pse, shumë prej tyre tashmë veç janë të punësuar”, theksoi ai.
Pjesë e kësaj dite të rëndësishme u bë edhe profesori nga State Universiy of Rome, Paolo Parisi, i cili solli në kujtesë periudhën kur e kishte vizituar Kosovën për herë të parë dhe se si, sipas tij, gjurmët e plagët e rënda të luftës ishin ende të pranishme në trupin dhe mendjen e kosovarëve, por edhe se si pas disa vitesh kishte ndërruar plotësisht përshtypjen kur kishte parë arritjet e UBT-së dhe të studentëve.
“Kujtimet e para nuk ishin të mira, por tani shoh shumë progres dhe punë që është bërë, e ju do të jeni klasa udhëheqëse e këtij vendi. Ju duhet të jeni krenarë me atë që keni arritur, sepse keni zgjedhur studimin më të mirë të mundshëm, por mos harroni asnjëherë të jeni mirënjohës ndaj njerëzve që ju ndihmuan të vini deri këtu, prindërit dhe profesorët tuaj”, i këshilloi ai studentët.
Duke përfaqësuar zërin e të gjithë studentëve, studenti i UBT-së, Blert Podvorica përmendi sukseset e studentëve të UBT-së përgjatë një viti, teksa i motivoi kolegët që ndonëse në rrugë e drejtime të ndara, të punojnë aë bashku për ta bërë Kosovën një vend më të mirë dhe ta nderojnë në këtë formë edhe UBT-së, si institucionin ku morën bazën e ndërtimit profesional.
Pasi dhanë betimin akademik dhe pasi morën certifikatat, në fund të ceremonisë, studentët hodhën kapelat studentore, si traditë e përmbylljes së ceremonive të gradimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Katandisje vlerash”, Haradinaj me kritika të ashpra për Qeverinë Kurti

LAMM: Komunikacioni zhvillohet në rrugë të lagështa, nuk ka pritje në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

26 vjet nga masakra e forcave serbe në Beleg, Osmani: Drejtësia mbetet borxh ndaj historisë sonë

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Importi i mishit të pulës me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë, procedohen tre inspektorë të AKU-së në Shqipëri

U zhduk në ditën kur kishte për tu kthyer në Gjermani, familja thotë se tash e gjashtë vjet nuk dinë asgjë për Mirjeta Zekën

Tërnava uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Mandl: Qeveria duhet të ketë agjendë të qartë për dialogun

“Enët e gjakut ngushtohen” - çka është fenomeni Raynaud, shpjegon doktor Demolli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Trump: SHBA duhet ta marrë Grenlandën, nëse BE dhe Danimarka nuk e kuptojnë këtë do t'ua shpjegojmë

Sara dhe Bardhi kurorëzohen në xhami: Faleminderit që iu përshtate zakoneve të fesë Islame

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Putini kërkon që OKB-ja të qeverisë përkohësisht Ukrainën, shefi i OKB-së: Ukraina ka një qeveri

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata