LAJMI I FUNDIT:

UBT hapi Poliklinikën Universitare më të madhe në Kosovë

UBT hapi Poliklinikën Universitare më të madhe në Kosovë

Dëshira për të sjellë inovacion në fushën e mjekësisë në Kosovë dhe nevoja e qytetarëve për të marrë shërbim cilësor e profesional mjekësor, ka bërë që UBT të hapë Poliklinikën Universitare më të madhe në Kosovë dhe rajon.

Poliklinika e UBT-së tashmë ka marrë licencën nga Ministria e Shëndetësisë, dhe përpos kësaj, është certifikuar nga standardi më i lartë i cilësisë në botë, “ISO 9001: 2015”.

Me një infrastrukturë tejet moderne, laboratorë të pajisur me mjetet e nevojshme për ofrimin e të gjitha llojeve të shërbimeve mjekësore dhe me 31 ambulanca që do të jenë në çdo kohë në shërbim të pacientëve, kjo poliklinikë synon të bëhet referencë e profesionalizmit dhe ekspertizës, ku ndër tjerash do të zhvillohen edhe ekspertët e ardhshëm më të mirë në rajon për të gjitha fushat e mjekësisë.


Shërbimet shëndetësore nuk janë dobia e vetme, bashkë me këtë klinikë në Kosovë po vijnë mjekët dhe ligjëruesit më të mirë nga e mbarë bota, të cilët po e ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre me studentët dhe të gjithë të interesuarit e tjerë mbi inovacionet e fundit mjekësore në botë, dhe tash me hapjen e poliklinikës, vizitat dhe ligjëratat do të intensifikohen.

UBT, tash e disa vite po ndërton gjeneratën e ardhshme të mjekëve dhe infermierëve, të cilët tash do të kenë mundësi që tërë pjesën praktike të profesioneve të tyre ta ushtrojnë brenda klinikës, gjithmonë duke marrë mësim dhe duke qenë të dirigjuar nga ekspertët më të mirë vendorë e ndërkombëtarë të mjekësisë. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori