LAJMI I FUNDIT:

UBT dhe Universiteti i Varshavës ofrojnë diplomë të dyfishtë studimi

UBT dhe Universiteti i Varshavës ofrojnë diplomë të dyfishtë studimi

Në një kohë kur ndërkombëtarizimi është çështje qenësore si për Kosovën, ashtu edhe për të rinjtë të cilët kanë nevojë të eksplorojnë dhe ta njohin botën më shumë, UBT e ofron këtë mundësi falë partneritetit të krijuar me mbi 300 institucione ndërkombëtare nga e mbarë bota.

Ky partneritet po u shërben të rinjve kosovarë që tash e disa vite të marrin diploma të njohura ndërkombëtarisht, dhe kjo, jo vetëm përmes studimit në UBT, por edhe përmes krijimit të programeve të përbashkëta, të cilat studentëve po u mundësojnë marrje të diplomave të dyfishta.

Një marrëveshje e tillë është funksionalizuar me Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit të Varshavës që prej vitit 2015, me  ç’rast është krijuar mundësia që studentët nga Kosova dhe Ballkani Perëndimor t’i vazhdojnë studimet në nivelin Bachelor e Master në  programin Marrëdhënie Ndërkombëtare.


Ky program mbështetet në një marrëveshje të veçantë ndërmjet këtyre dy universiteteve në kornizën e bashkëpunuese të programit “Erasmus Mundus Action 2”.

Studentët mund të realizojnë të gjitha modulet në Kosovë ose edhe të zgjedhin që modulet e vitit të parë t’i bëjnë në Kosovë, ndërkaq të tjerat t’i vazhdojnë në Varshavës.

Në përfundim të studimeve, studentët pajisen me diplomë të dyfishtë të UBT-së dhe Universitetit të Varshavës.

Fusha të studimit dhe hulumtimit janë: Politika Ndërkombëtare, Ekonomia Politike Ndërkombëtare, Kultura dhe Multikulturalizmi, Diplomacia dhe Politikat e Jashtme, E Drejta dhe Institucionet Ndërkombëtare, Siguria dhe Studimet Strategjike, Integrimi Evropian, Teoria e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Tregjet në Zhvillim dhe Biznesi Ndërkombëtar./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Dhunë sistematike nga bashkëshorti, gruaja e cila ka shkuar të jetojë jashtë Kosovës lajmëron Policinë përmes aplikacionit

Dhunë sistematike nga bashkëshorti, gruaja e cila ka shkuar të jetojë jashtë Kosovës lajmëron Policinë përmes aplikacionit

Kronika e Zezë
Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Lajme
“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Kërkimi i një të dyshuari në Kaçanik, Policia gjen armë dhe 27 thika

Kërkimi i një të dyshuari në Kaçanik, Policia gjen armë dhe 27 thika

Kronika e Zezë
Kalo në kategori