U zhvillua seanca e mbyllur ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gjesti”
Sot (e premte) është mbajtur seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik “Gjesti”.
Seanca është zhvilluar e mbyllur në institucionet e drejtësisë.
Këngëtari u arrestua më 11 mars, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njoftoi se ai dyshohet për disa vepra penale.
Sipas Prokurorisë, Kelmendi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja”, si dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
13 hours ago
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































