Dea Mishel bëri një postim gjatë spektaklit të kaluar të Big Brother VIP Albania 3.

"Unë e ndjek Big-un sivjet për Ledionin. Po e ndiqni big-un? Për kë? Për Ledionin", ka shkruar ajo në InstaStory.


Kjo duket të jetë marrë si thumb në drejtim të Arbana Osmanit, e cila e ka moderuar këtë program për vite me radhë.

640 0 screenshot 4 1709113691 Foto: Screenshot/Instagram

Ish-konkurrentja reagoi duke thënë se deklarata është nxjerrë jashtë kontekstit.

"Fjalët e mia dje janë nxjerrë jashtë kontekstit. Nuk kam dashur të thumboj askënd, përkundrazi e respektoj punën e të gjithëve", u shpreh ajo.

Screenshot 29 13 Foto: Screenshot/YouTube

Biondja tutje shtoi: "Komplimentet duhet të jenë të pakursyera për të gjithë kur i meritojmë, siç kanë qenë dhe vjet për Arbanën nga ana ime. Na krijoni ca siklete nga asgjëja".

Ledioni ndërkohë po pëlqehet tejet shumë për moderimin e këtij Big Brother-i. /Telegrafi/