LAJMI I FUNDIT:

U shkarkua në Shqipëri, iu besua drejtimi i Baletit në Kroaci

U shkarkua në Shqipëri, iu besua drejtimi i Baletit në Kroaci
Ilir Kerni (foto: Fahredin Spahija)

Balerini dhe koreografi shqiptar, Ilir Kerni, është emëruar drejtor i Baletit në Teatrin Kombëtar të Splitit të Kroacisë me një kontratë deri në vitin 2023.

Ndër personat e parë që e kanë uruar Kernin ka qenë sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho. Ajo komplimenton kroatët për largpamësinë dhe vlerësimin ndaj një vlere artistike kombëtare shqiptare.

Shkarkimi i Kernit dy vjet më parë nga Këshilli i Ministrave erdhi pasi ai më parë kishte paraqitur dorëheqjen i zhgënjyer që kishte besuar në premtimet e mëhershme të Qeverisë së Edi Ramës për politikat e artit.