Site icon Telegrafi

U rrëzua te shkallët e Piramidës së Tiranës, humb jetën te Trauma 22-vjeçarja punonjëse e policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te Piramida në Tiranë disa ditë më parë.

Ka qenë një 22-vjeçare punonjëse e policisë, jashtë shërbimit e cila teksa ka qenë duke ngjitur shkallët e Piramidës, është rrëzuar.

BalkanWeb mëson se e reja ka pësuar lëndime të rënda në kokë.

Ajo është rrëzuar aksidentalisht dhe sot është ndarë nga jeta teksa po trajtohej te Spitali i Traumës në Tiranë, prej 1 jave. /Telegrafi/

Exit mobile version