LAJMI I FUNDIT:

U raportua se piu duhan në hapësirë të mbyllur, deputeti i PDK-së ia dhuron ministrit Vitia një pako cigare në Kuvend

U raportua se piu duhan në hapësirë të mbyllur, deputeti i PDK-së ia dhuron ministrit Vitia një pako cigare në Kuvend

Për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën u raportua se është parë duke pirë duhan brenda hapësirës së mbyllur të një lokali.

Videon ku shihet ministri Vitia duke pirë duhan e ka publikuar emisioni Kiks në Klan Kosova.


E në seancën e Kuvendit të enjten, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, pasi hodhi disa akuza ndaj Qeverisë Kurti përmendi edhe rastin në fjalë të ministrit Vitia.

Ndonëse ky i fundit nuk ishte prezent në sallë, Berisha u afrua te vendi ku ulet ai dhe aty la një pako me cigare.

“Do të doja të ishte ministri i Bujqësisë këtu sepse është në domenin e tij që të ndalojë pirjen e duhanit në ambiente publike në hapësira të mbyllura. Dje, në media u pa se vetë ministri i Shëndetësisë e bën këtë vepër. E meqenëse ai sot nuk është këtu, e kam një malboro këtu, origjinal prej jashtit, dhe shpërndajeni te të gjithë ministrat edhe këtu në Kuvend”, tha deputeti opozitar.

E kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se duhani e dëmton shëndetin dhe se provimi e shpërndarja e tij nuk është gjest për t’u bërë në Kuvend.

Lidhur me rastin e Vitisë Telegrafi ka provuar që të kontaktojë me Ministrinë e Shëndetësisë, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Kalo në kategori